Dallimi në mes të kontrollimit të lindjeve dhe planifikimit familjar

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah ibën Ka’ud, Abdullah ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja e dytë e fetuasë nr. 5040.
www.alifta.com

Pyetja: Kam lexuar shumë libra islamik të botuara këtu në Egjipt për planifikimin familjar. Ata përmendin se sahabët (shokët e Pejgamberit) pengonin aktet seksuale, pavarësisht nga e drejta e gruas për kënaqësi, a është kjo e vërtetë? A ka qenë i njohur koncepti i planifikimit familjar gjatë kohës së sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre)? Cili është dallimi në mes të planifikimit familjar dhe kontrollimit të lindjeve në Islam? Pasha Allahun! Nuk po gjej përgjigje në këto pyetje kur studentët e mi më pyesin. Ju lutem të na e sqaroni. Allahu ju bekoftë.

Përgjigja: Dallimi në mes të kontrollimit të lindjeve dhe planifikimit familjar është si vijon: kontrollimi i lindjeve do të thotë limitimi i numrit të lindjes të fëmijëve, si p.sh. të kesh vetëm dy ose tre, në mënyrë që të mbrohet statusi financiar i familjes, dhe refuzimi të kesh fëmijë tjetër për këtë arsye. Planifikimi familjar nga ana tjetër do të thotë rregullimi i hapësirës në mes të fëmijëve për t’i dhënë gruas pak kohe të pushojë dhe ta marrë shëndetin e saj, pas së cilës ajo mund të ndalojë përdorimin e kontraceptivëve dhe të ketë aq fëmijë sa dëshiron. Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit