Pas abdesit kujtohet se ka lënë një gjymtyrë pa larë. A ta përsërisë abdesin ?

Pyetje: Cili është vendimi i Islamit për atë i cili pas abdesit i kujtohet që ka lënë (pa e larë) një prej shtyllave të abdesit (gjymtyrë e trupit që duhet larë detyrimisht gjatë abdesit)? E nëse vetëm dyshon që mos ka harruar një prej këtyre shtyllave çfarë duhet të veproj?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Ai i cili pas abdesit, e din (është i bindur) që ka lënë pa e lagur me ujë një prej gjymtyrëve që duhen larë gjatë abdesit, e ka obligim ta përsëris abdesin. Kurse nëse vetëm dyshon (nuk është i bindur, ka vesvese) a e ka lagur atë pjesë apo jo, atëherë ai duhet ta anashkalojë këtë dyshim, dhe abdesi i tij është valid).

6320.
Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

Përktheu: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit