I riu Ibën Tejmijjeh

www.giftsofknowledge.wordpress.com

 

Ibën AbdulHadi, nxënës i shejkhul Islam Ibën Tejmijjes, ka shkruar: “Njëherë një shejkh nga Halebi erdhi në Damask, e po thoshte:

“Kam dëgjuar që në këtë qytet është një djalë me emrin Ahmed, i biri i Tejmijjes, dhe se është jashtëzakonisht i shpejtë në mësimin përmendësh. Kam ardhur e mbase mund ta takoj atë.”

Një rrobaqepës i tha atij: “Kjo është rruga e tij për në shkollë, dhe ai ende nuk ka ardhur, andaj ulu me ne. Tani në çdo çast pritet të kalojë këtej rrugës për në shkollë.” Shejkhu nga Halebi u ul për pak kohë. Pastaj dy djem të rinj kaluan andej. Rrobaqepësi i tha shejkhut:

“Djali i ri që po e bart atë pllakën (fletoren) e madhe është Ahmed Ibën Tejmijjeh.”

Shejkhu e thirri dhe ai (Ibën Tejmijjeh) shkoi te ai. Pastaj shejkhu e morri pllakën e tij dhe shikoi se çfarë ishte shkruar në të. Pastaj i tha:

“O biri im! Fshije këtë, do të diktoj unë diçka që ta shkruash.”

Ibën Tejmijjeh e bëri këtë. Pastaj shejkhu ia diktoi njëmbëdhjetë ose trembëdhjetë thënie nga i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Shejkhu i tha:

“Lexoje këtë”.
Ibën Tejmijjeh e shikoi atë vetëm njëherë pasi që e kishte shkruar dhe ia ktheu bllokun shejkhut.

Ai i tha:

“Ma lexo.”

 

Ai ia lexoi shejkhut në mënyrën më të mirë të mundshme. Shejkhu i tha:

“O biri im! Fshije këtë.”

Ai e fshiu dhe shejkhu ia diktoi disa zinxhirë transmetimesh që i kishte përzgjedhur dhe i tha:

“Lexoje këtë.”

Ibën Tejmijjeh e shikoi një herë dhe e bëri të njëjtën, si herën e parë. Shejkhu u ngrit dhe tha:

“Nëse ky djalë i ri jeton, ai do të ketë një pozitë dhe rang të lartë – pasi që sikur ky nuk është parë më herët.”

Ibën Nasiruddin e transmetoi thënien e Ebul-Mudhaffer Es-Sarmarit:

“Prej çështjeve mahnitëse të mësimit përmendësh në kohën tonë është shejkhu i Islamit Ebul-Abbas Ahmed bin AbdulHalim bin Tejmijjeh. Ai do ta shikonte një libër vetëm një herë dhe pas kësaj do t’i regjistrohej në mendje. Ai do të ishte në gjendje ta diskutonte atë pastaj, të transmetonte prej tij në shkrimet e tij me fjalë precize e me domethënie. Dhe prej gjërave më mahnitëse që kam dëgjuar për të është çfarë disa nga shokët e tij më kanë transmetuar.

Ata thanë që në fillim të punës së tij, kur ai ishte djalë i ri, babai i tij donte t’i dërgonte bijtë e tij për shëtitje në një kopsht. Ai i tha Ibën Tejmijjes,

“O Ahmed! Dil me vëllezërit e tu e çlodhu.”

Ai kërkoi falje për këtë, por babai i tij insistoi. I riu Ibën Tejmijjeh refuzoi fort duke thënë:

Do të doja të më arsyetoje nga dalja jashtë.

Babai i tij e la të qëndronte në shtëpi dhe shkoi me djemtë e tjerë. Ata e kaluan ditën në kopsht, dhe u kthyen në fund të ditës e babai i tij i tha:

“O Ahmed! I braktise vëllezërit tu sot! Dhe i hidhërove për shkak të mungesës tënde. Çfarë është kjo?”.

Ai u përgjigj:

“O baba! Sot e mësova përmendësh këtë libër”, duke e pasur për qëllim një libër që e kishte me vete.

Babai i tij u përgjigj:

“E ke mësuar përmendësh?!”

Duke mos e pranuar, i tronditur e i çuditur nga ajo që sapo i tregoi biri i tij, i tha:

“Ma lexo.”

Ai e bëri këtë. Ai me të vërtetë e kishte mësuar përmendësh gjithë librin. Babai i tij e mbajti dhe e puthi në mes të syve dhe i tha:

“O biri im! Mos i trego askujt për këtë që e ke bërë,” duke u frikësuar se mund ta kapte syri i keq.”

Marrë nga: Ibën AbdulHadi

El-‘Ukud ed-Durrijeh min Menakib shejkhil Islam Ibën Tejmijjeh,
fq.7.

Përkthyer nga gjuha angleze
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit