A është shtëpia burg për gratë myslimane?

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

“Nurun ala ed-derb”

Pyetja:

A ka ndonjë për këshillë për ato gra që besojnë se shtëpia është burg (për to)?

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Po, ajo që unë u them këtyre grave është se Ai i cili e ka bërë shtëpinë “burg”, nëse është e saktë të thuhet kështu, është Allahu, i Fuqishmi dhe Madhështori. Më i Larti thotë:

“Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.” [33:33]

Gjithashtu, nga transmetimi autentik i Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, thuhet për gratë:

“dhe shtëpitë e tyre janë më të mira për to”.

Gruaja është e lirë në shtëpinë e saj, ajo shkon në çdo vend në të dhe aty kujdeset për nevojat e shtëpisë dhe punon për veten, e ku është burgimi dhe izolimi këtu? Po, është burg për atë që dëshiron të dëfrehet dhe të bëhet si burrë. Çfarë dihet mirë është se Allahu, më i Larti, ka vendosur disa karakteristika të caktuara për burrat, gjithashtu edhe për gratë, dhe Ai ka dalluar mes tyre, sa i përket natyrës fizike, sjelljes dhe intelektit. Dhe i themi gruas e cila thotë se të qëndruarit e saj në shtëpi është sikur burg, se kjo është në kundërshtim me thënien e Allahut, të Lartësuarit. Ai thotë:

“Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.” [33:33]

Si mund të themi se Allahu ka urdhëruar burgimin? Mirëpo, siç thamë më lartë ajo është ‘burg’ për atë që dëshiron të zbukurohet për burrat e huaj dhe të shoqërohet / përzihet me ta. Përndryshe, me të vërtetë, qëndrimi në shtëpi përfshin lumturi, modesti, turp / ndrojtje dhe largim nga fitneja. Njëjtë, në të ka largim prej shikimit të burrave, sepse kur ajo del jashtë, dhe i sheh këta burra, njëri është i ri i bukur, tjetri i moshuar po ashtu i bukur, i treti me rroba të mira, etj, ajo mund ta sprovohet me ta, e njëjtë burrat mund të sprovohen me të.

Kështu, gratë duhet ta kenë frikë Allahun dhe të kthehen në atë që Zoti dhe Krijuesi i tyre, dhe në atë që i dërguari i Zotit të Botëve, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të, ua kanë përmendur atyre dhe të tjerave, dhe ato duhet ta dinë me saktësi se ato do ta takojnë Allahun, Të Fuqishmin dhe Madhështorin, dhe Ai do t’i pyesë ato:

“Si i jeni përgjigjur pejgamberëve?” (El Kasas, 65).

Ato nuk e dinë se kur do ta takojnë Allahun. Ajo mund të zgjohet në shtëpinë apo pallatin e saj, dhe në mbrëmje të jetë në varrin e saj, ose edhe e kundërta. Kështu, këto gra duhet ta kenë frikë Allahun dhe t’i lënë këto ideologji të prishura perëndimore. Kur perëndimorët e hëngrën mishin e prishjes / korrupsionit, ata i lanë eshtrat dhe tejzat për ne, pasi qe e hëngrën mishin. Tash ata duan që gratë e tyre të kthehen e të bëhen gra të vërteta, madje të bëhen sikur myslimanet, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me modesti dhe larg nga vendet e së keqes dhe sprovave, e megjithëkëtë kjo nuk do të ndodhë me to; “Por, si do ta përvetësojnë nga një vend aq i largët” (Sebe’, 52). A është e përshtatshme për ne myslimanët, që e kemi fenë tonë, mënyrën e veçantë të jetës sonë, si dhe rregullat / sjelljet dhe moralet tona, të nxjerrim gjuhën (gulçojmë) pas tyre duke i pasuar ata në mjerimin / fatkeqësinë e tyre?! Lavdia / Madhështia i qoftë Allahut. La haule ue la kuvete il-la bil-lah (S’ka ndryshim dhe forcë veçse me Allahun).

Burimi: www.sahab.net

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit