Pyetje: A i lejohet atij që dëshiron të ther kurban t’i krehë flokët?
Përgjigje: Parimisht, kur myslimani dëshiron të ther kurban për veten dhe familjen e tij, ai nuk duhet të prek asgjë nga thonjtë dhe flokët, dhe atë, pasi që të jetë parë hëna e re e muajit Dhul Hixhe. Mirëpo, s’ka gjë të keqe nëse i krehë flokët, por përpiqu ta bësh këtë butësisht, në mënyrë që krehja e tyre të mos shkaktojë rënien e ndonjë qimeje.