Devocioni ndaj atdheut

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/2078

Pyetje: Disa e teprojnë kur thonë se shprehja “devocioni ndaj atdheut” është futje e idhujve në një vend islamik, banorët e të cilit, devocionin e tyre ia kushtojnë Allahut. Çfarë mendon shkëlqesia juaj lidhur me këtë?

Përgjigje: Është detyrë mbi njeriun që të ketë devocion ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, domethënë: të miqësojë/dojë dhe të armiqësojë/urrejë për hir të Allahut. Ndodh që atdheu i tij nuk është një vend islamik, andaj si ka mundësi të ketë devocion për të? Mirëpo, nëse atdheu i tij është islamik, atëherë ai e ka për detyrë t’ia dojë të mirën dhe të përpiqet për të. Por, devocionin duhet ta ketë për Allahun, ngaqë, secili mysliman që i bindet Allahut është mik i tij. Ndërsa, kushdo që e kundërshton fenë e Allahut, atëherë ai është armik i tij, edhe nëse e ka vëlla, axhë, baba, etj. Pra, miqësia dhe armiqësia duhet të jenë për hir të Allahut.

Sa i përket atdheut, njeriu e do atë, nëse është një vend islamik, dhe e ka për detyrë të nxisë drejt të mirave për vendin e tij dhe të përpiqet që ai të mbetet një vend islamik. Po ashtu, duhet të përpiqet për stabilitetin e tij dhe të banorëve të tij. Kjo është një detyrë mbi të gjithë myslimanët.

E lusim Allahun që neve dhe të gjithë myslimanëve të na jap sukses, udhëzim, nijet dhe vepër të mirë!

Salati dhe selami i Allahut qofshin për profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij!

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit