Shejh Bin Baz – Ta kesh një pjesë të caktuar për lexim të përditshëm nga Kurani

Mewakif Mudi’ah, fq.25

Shejh AbdulAziz Ibën Muhammed Ibën Davud ka thënë:

Po shkoja me eminencën e tij, Allahu e mëshiroftë, nga xhamia Imam Turki Ibën Abdullah për në shtëpinë e tij, kur më pyeti rreth leximit të Kuranit. I tregova se e lexoj atë kohë pas kohe, por se nuk e kisha një pjesë të caktuar për lexim të përditshëm. Ai më tha se duhet ta zgjedh një pjesë për lexim nga Kurani, çdo ditë, qoftë vetëm pak, duke ma sqaruar se personi i cili e zgjedh një pjesë për lexim të përditshëm, do ta përfundojë atë, por ai që nuk e bën këtë ndodh që ta përfundojë leximin e Kuranit shpejtë një herë, e pastaj mund të kalojnë muaj, dhe nuk do ta përfundojë më. Dhe ai e morri shembullin e personit i cili e lexon një xhuz në ditë dhe e përfundon (Kuranin) për një muaj, dhe ai që i lexon dy e përfundon atë për pesëmbëdhjetë ditë.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit