Blije qetësinë shpirtërore dhe pastërtinë e zemrës

Nga një shok i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lm) përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “A t’ju tregoj për atë që e largon uehar-in nga zemra: agjërimi i tre ditëve të çdo muaji.” (Nesāiu nr. 2385 dhe AbduRrezzāku nr. 7867. Shejh Albani e ka vlerësuar si të vërtetë në “Sahihul-Xhami'” nr. 2608).

Dijetari i madh Es-Sindij në “Sherhu Sunen En-Nesāi” thotë: “Për fjalën “uehar-in e zemrës” kanë thënë së është mashtrimi dhe vesveset e saj. Po ashtu kanë thënë se është urrejtja/zilia. Disa kanë thënë se është ajo që i shfaqet zemrës prej trazimit dhe ngurtësisë.”

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit