Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1746.shtml

Pyetje: Para pesë viteve nuk i kam agjëruar tri ditë të Ramazanit dhe më pas nuk i kam kompensuar. Me çfarë detyrohem tani?

Përgjigje: Nëse mosagjërimi yt ishte për shkak të ndonjë arsyeje si, sëmundja, apo udhëtimi, apo mosdija rreth domosdoshmërisë së agjërimit, apo arsye tjera fetare të kësaj natyre, atëherë kompensoi tani, ngaqë Allahu i Lartësuar thotë: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” (El-Bekare, 185). Mirëpo, nëse i ke lënë pa ndonjë arsye dhe qëllimisht, atëherë kompensimi i tyre nuk të bën dobi, ngaqë ti (me këtë) e kundërshton Allahun e Patëmetë e të Lartësuar dhe e nxjerrë urdhrin nga kufijtë e tij fetar. Së këtejmi, ti vepron një vepër të cilën nuk e ka urdhëruar Allahu dhe as i Dërguari i Tij. Është saktësuar se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vepron diçka që s’është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo vepër nuk do t’i pranohet”. Andaj, ti duhet të pendohesh te Allahu, të përmirësosh veprat e tua dhe të jepesh pas adhurimeve.

Përktheu: Petrit Perçuku