Sqarim rreth Esharive

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://www.binbaz.org.sa/mat/4169

Pyetje: A janë Esharitë prej Ehlu Sunetit apo jo dhe a gjykojmë për ta se janë jobesimtarë për shkak të medh’hebit që e ndjekin?

Përgjigje: Në shumicën e çështjeve Esharitë janë prej Ehlu Sunetit, mirëpo ata nuk bëjnë pjesë tek Ehlu Suneti në te’uil-in (interpretimin) që ia bëjnë cilësive (të Allahut). Ata nuk janë jobesimtarë, përkundrazi në mesin e tyre ka imamë, dijetarë e njerëz të mirë, porse ja që gabuan në interpretimin e cilësive të Allahut. Pra, ata e kundërshtuan Ehlu Sunetin ne disa mesele, ku njëra prej tyre është interpretimi i shumicës së cilësive dhe gabuan në këtë interpretim. Ehlu Suneti besojnë se ajetet dhe hadithet që flasin për cilësitë e Allahut duhet të lihen ashtu siç janë: pa i interpretuar, pa i mohuar, pa i shtrembëruar dhe pa u dhënë shembull e ngjasim; lihen ashtu siç janë përcjellë tek ne, duke besuar se janë të vërteta dhe cilësi që i pohohen Allahut të Patëmetë, ashtu siç përkon me Të, të Gjithëfuqishmin, të Madhërishmin. Krijesat nuk i ngjajnë Atij në asnjërën prej tyre, i Pastër dhe i Lartë qoftë Ai. Siç lexojmë në Kuran: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura, 11), “Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas, 4).

 

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit