Pa dyshim se, falja e namazit me xhemat në shtëpitë e Allahut dhe xhamitë e muslimanëve, ashtu siç ka urdhëruar Zoti i botëve dhe i Dërguari i Tij fisnik sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është një rit madhështor i fesë Islame dhe një shenjë prej shenjave të burrërisë. Po, ajo është një shenjë madhështore e burrërisë, ashtu siç e ka sqaruar Zoti i botëve kur thotë: “Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, burra…” Kështu tha Zoti i botëve: “Burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe për ta falur namazin…” (Nur, 36-37)

Ku e kanë këtë burrëri ata të cilët nuk e falin namazin me xhemat apo që e ulin vlerën dhe pozitën e tij?!

 

Shejh Abdurrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)

www.al-badr.net

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit