Ramazani dhe pastërtia e zemrave dhe gjuhëve

Ramazani i bekuar është një shans i artë dhe një dhuratë prej Allahut që zemrat dhe gjuhët të shpëtojnë nga sëmundjet dhe urrejtjet me të gjitha llojet e tyre. Nuk është qëllimi i agjërimit që të përmbahesh nga ushqimi dhe pirja, ndërkohë që zemra jote të ushqehet me mëri, zili dhe urrejtje ndaj robërve të Allahut, apo që gjuha jote të ushqehet me përgojim, bartje fjalësh, mashtrim, rrena dhe sharje e fyerje. Ai që është kështu nuk përfiton asgjë nga agjërimi i tij përveç urisë dhe etjes. Në një hadith lexojmë: “Ka agjërues që hisja e tij prej agjërimit është vetëm uria dhe etja. Ka namazfalës që hisja e tij prej namazit të natës është vetëm pagjumësia.” Përcjellë Ahmedi nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Andaj, shfrytëzoje këtë muaj të mirësisë për përmirësim të zemrës dhe për ruajtje të gjuhës. Allahu ta mundësoftë arritjen e këtij muaji dhe arritjen e kënaqësisë së Tij në të!

Shejh AbduRrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)

www.al-badr.net

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit