Vonimi i kompensimit të agjërimit pa ndonjë arsye

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/563

Pyetje: Afërsisht para pesë viteve gjatë muajit Ramazan u preka nga një sëmundje e rëndë dhe nuk kisha mundësi ta agjëroja atë. Deri në këto ditë ende nuk e kam agjëruar atë muaj. Andaj, a më lejohet që tani t’i kompensojë ditët që më kanë ikur dhe a kam mëkat në atë që kam vepruar?

Përgjigje: Ti duhet të kthehesh me pendesë tek Allahu i Patëmetë për këtë vonim të tepruar. Detyrë e jotja ishte t’i agjëroje ditët në të cilat e ke prishur agjërimin, para se të vinte Ramazani i radhës. Së bashku me pendimin ti duhet të ushqesh nga një të varfër për çdo ditë të lënë me gjysmë sa’ prej ushqimit kryesor të vendit ku jeton, qoftë hurme, apo oriz, apo diçka tjetër. Pesha e këtij ushqimi është afërisht një kilogram e gjysmë dhe i tëri i jepet disa të varfërve, apo vetëm njërit prej tyre. E lusim Allahun që ta pranojë pendimin tënd dhe të na fal ne dhe juve.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit