Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

• Besimi në Allahun

tumblr_nyp4ytGLqJ1tdieygo1_400

 

• Besimi në Allahun

Besimi në Allahun nuk nënkupton që të besohet Allahu vetëm si Krijues e Furnizues. Kjo nuk është sasi e mjaftueshme për ta realizuar këtë shtyllë të besimit. Besimi në Allahun nënkupton:

-besimin se Allahu ekziston. Ka njerëz që pretendojnë se nuk e besojnë Allahun, edhe pse në thellësi posedojnë besim ngase Allahu e ka krijuar natyrshmërinë e njeriut që ai ta besojë Allahun, porse mendjemadhësia, arroganca, epshet, mirëqenia, e shtyjnë atë të mendojë se është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për Krijuesin. Kur te popujt e Evropës u shtua mirëqenia, tek ta u shtua dhe ateizmi. Kjo sepse kanë furnizim të mjaftueshëm, cilindo dëshirë që kanë e realizojnë, dhe kështu mendojnë se nuk kanë nevojë për një Krijues, andaj e mohojnë me gjuhë, edhe pse thellë në zemra besojnë, ngase kur goditen me vështirësi të gjithë drejtohen kah qielli e i luten Allahut.

-besimin se Allahu është Krijues i gjithë universit dhe Ai e drejton, e furnizon, Ai jep jetë e vdekje etj. Çdo gjë që ndodh në univers, ndodh me Dëshirën dhe Vullnetin e Allahut. Ai i ka dhënë ekzistencë pasi nuk ka ekzistuar.
-besimin se Allahu është i Vetmi i Cili e meriton adhurimin. Duke qenë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, se në Dorën e Tij janë të gjitha çështjet tona, atëherë si ka mundësi që njeriu ta adhurojë dikë tjetër përveç Allahut kur çdo gjë përveç Tij është krijesë, është në dorën e Tij, është nën vullnetin dhe dëshirën e Tij.

-besimin në Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Kjo është dije e gjerë. Mjafton të besohet se Allahu ka Emrat në të bukur dhe Cilësitë e përsosura. Në detaje i beson në bazë të dijes kur t’i vije, kështu nëse i vije dija (me argumente të sakta) se Allahu ka këtë e atë Cilësi e Emër, atëherë e ka obligim t’i besojë. Nuk guxon t’i mohojë, e të thotë se kjo Cilësi apo ky Emër nuk bën të jenë për Allahun duke e futur mendjen e logjikën e vet dhe ta refuzojë Cilësinë e cila është përmendur në Kuran e në hadithe të sakta.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live. 🎞

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva