Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

• Kurani pro apo kundër teje

20706_389050717848316_1627949226_n

 

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kurani do të jetë për ty në Ditën e Gjykimit ose kundër teje.” Argument pro teje do të jetë nëse e ke lexuar, mësuar, kuptuar dhe pastaj ke punuar me atë që të ka urdhëruar dhe je larguar prej asaj që ndalon Kurani. Argument kundër teje do të jetë nëse ke punuar me të kundërtën e asaj që ta ka mësuar Kurani. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu përmes Kuranit i ngritë disa popuj dhe përmes tij i ulë disa të tjerë.” Ata që punojnë me Kuran, Allahu ka për t’i ngritur. E ata që nuk punojnë me të, ka për t’i përulur. Kjo është pasojë e mosveprimit me Kuran. Për gjendjen e muslimanëve sot, ata nuk duhet ta fajësojnë askënd, faji është tek ta. Nëse do të punonin me Kuran siç kanë punuar sahabët, nuk do të ishte kjo gjendje kaq e keqe. Mirëpo, fakti se e kanë hedhur Kuranin pas shpine, ka ardhur kjo gjendje si dënim prej Allahut. Cili e bën hatme Kuranin së paku një herë në muaj? Pak janë të tillët. E mos të flasim se ndalen ta mësojnë Kuranin, përpiqen të kuptojnë domethëniet e tij, lexojnë tefsir, të tillët janë edhe më të paktë! Burimi i krenarisë sonë është Kurani, e ne e kërkojmë diku tjetër atë. Shumë prej muslimanëve lexojnë analiza politike, se çfarë ka thënë filani e filani, shqip a anglisht, e ndërsa Kuranin e lënë në fund të listës së angazhimeve të ditës. E kur vije fundi i ditës më ndoshta as nuk e shfletojnë ngaqë janë të lodhur. Dhe pastaj mendojnë se do të arrijmë përmirësimin e gjendjes sonë. Siç ka thënë selefi: “Po e kërkon shpëtimin kurse po lundron me anije në shkretëtirë!” Anija nuk lundron në shkretëtirë, duhet të ketë ujë për të lundruar. Edhe ne, nëse e kërkojmë shpëtimin dhe krenarinë si umet, atë do ta gjejmë te Kurani. Muslimani e ka obligim që sa më shpejt ta mësojë leximin e Kuranit. Nëse ka qenë neglizhent në këtë, atëherë ka mëkat.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live. 🎞

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva