1. Këshilla të dobishme

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse je prej atyre që i frikohen Allahut, të jesh i bindur se Ai do të të gjejë rrugëdalje nga çdo vështirësi.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/517.

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Këshilla ime është që të vazhdoni me thirrjen drejt Islamit dhe të largoheni nga politika, sepse kjo është më mirë dhe më e qëndrueshme.” Silsiletu El-Huda ue En-Nur, 1/94.

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Është çudi me atë që e njohu Zotin e vet, pastaj nuk iu bind, dhe e njohu shejtanin, pastaj iu bind atij. Allahu thotë: “Atëherë, a po e merrni atë (shejtanin) dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?!” (El-Kehf, 50)” Letaif El-Me’arif, 58.

  • Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta e kësaj bote, prej fillimit të saj e deri në fund, i ngjason një njeriu që bie për të fjetur dhe sheh në ëndërr atë që e dëshiron, pastaj zgjohet.” Meusu’atu bin Ebi Ed-Dunja, 5/123.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë): “Zemra është e vdekur. Ajo gjallërohet me dije fetare dhe besim.” Medarixh Es-Salikin, 3/195.

  • Uehb ibn Munebbih (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos u ndiej i sigurt prej atij që të lavdëron me atë që nuk e ke, sepse ndodh që nesër të flasë për ty gjëra që nuk i ke.” Sijer A’lam En-Nubela’, 5/550.

  • Imam ibn S’idij (Allahu e mëshiroftë): “Shkaqet me anë të të cilave arrihet lumturia janë tri: kryerja e obligimeve, largimi nga haramet dhe besimi në Fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).” Tejsir El-Letif El-Mennan, 333.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kujt i thahet gjuha nga përmendja e Allahut, i njomet me çdo gjë të pavërtetë, të kotë dhe të ndytë.” El-Uabil Es-Sajjib, 88.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk ka gjë më të dobishme për njeriun sesa kryerja e urdhrave të fesë, edhe nëse në fillim i vije rëndë, sepse përfundimi i tyre është përplot mirësi, gëzime dhe kënaqësi.” El-Feuaid, 199.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nëse sheh se Allahu i Lartësuar i jep njeriut çfarë ai do nga jeta e kësaj bote, mirëpo ky vazhdon në kryerjen e mëkateve, atëherë dije se Allahu është duke e dërguar hap pas hapi drejt dënimit.” Es-Sahiha, 414.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të bini për të fjetur mbyllni dyert dhe përmendeni emrin e Allahut, sepse shejtani nuk e hap derën e mbyllur.” Muttefekun alejhi.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Përmendja e Allahut i jep fuqi njeriut, sa që duke e përmendur Atë, kryen punë që zakonisht nuk mund t’i kryejë.” El-Uabil Es-Sajjib, 163.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë): “Adhurimi në të cilën s’ka sinqeritet ndaj Allahut dhe pasim të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue selem, është sikur një udhëtar që i mbush torbat e tij me rërë. Ato vetëm e rëndojnë dhe njëkohësisht s’ka kurrfarë dobie prej tyre.” El-Feuaid, 49.

  • Ibn A’uni (Allahu e mëshiroftë) e përcolli një njeri që ishte duke u nisur në udhëtim dhe i tha: “Ki frikë Allahun përherë, sepse ai që i frikohet Atij kurrë nuk ndihet i vetmuar.” El-Feuaid, 74.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u pyet: “Cili njeri është më fisniku?” Ai tha: “Ai që i frikohet Allahut më së shumti.”

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk është prej nesh ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë dhe që nuk ua di pozitën të moshuarve tanë.” Sahih El-Xhami’, 5444 dhe Sahih Et-Tergib, 98.

  • Bilal ibn Sa’di (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Mos e shiko vogëlsinë e mëkatit, por shikoje Kujt i ke bërë mëkat.” Hiljetu El-Evlija’, 5/223.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shenjat e munafikut (dyfytyrëshit) janë tri, edhe nëse agjëron, falet dhe pretendon se është musliman: kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin dhe ur t’i besohet diçka tradhton.” Muslimi, 59.

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “S’ka bashkim e as fuqi pa u kthyer te Kurani e Suneti dhe pa i braktisur gjërat që i kundërshtojnë ata dy, e veçanërisht në çështjet e besimit.” El-Irshad, 7.

  • Jezid ibn Habib (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk lejoj që një vëlla i imi besimtar të zemërohet dy herë me mua. Përkundrazi, shikoj se çfarë ai urren dhe nuk e bëj më.” Tedhkiretu El-Huffadh, 1/87.

  • Eban ibn Selim (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Një urtësi që ta dhuron vëllai yt, është më e mirë sesa pasuria, ngase pasuria të bën t’i kalosh kufijtë, ndërsa urtësia të udhëzon në rrugë të drejtë.” Xham’iu Bejan El-I’lm, 263.

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Shenjë e pranimit të veprës së mirë është kryerja e një vepre tjetër të mirë pas saj. Shenjë e refuzimit të veprës së mirë është kur njeriu kryen mëkat pas saj.” Letaif El-Me’arif, 224.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Thuaj: “O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe risk”, sepse në këto fjalë përmblidhet jeta jote në këtë botë dhe në botën tjetër.” Muhtesar Muslim, 1872.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pasha krenarinë Time, nuk ia bashkoj robit Tim dy siguri dhe as dy frika. Nëse ai ndjehet i sigurt prej Meje në dynja, do ta frikësoj ditën kur i tuboj robërit e Mi. E nëse më frikohet në dynja, i jap siguri në Ditën kur i tuboj robërit e Mi.” Es-Silsile Es-Sahiha, 742.

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë.” (El-Enbija’, 35). Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) shpjegon: “Domethënë ju vëmë në provë me vështirësi dhe mirëqenie, me shëndet dhe sëmundje, me pasuri dhe varfëri, me hallall dhe haram, me bindje dhe mëkat, me udhëzim dhe devijim.” Tefsir Et-Taberij, 16/269.

  • Disa nga gjeneratat e para të myslimanëve thoshin: “Kënd nuk e zmbraps Kurani dhe vdekja nga mëkatet, edhe sikur të shihte malet duke u thërrmuar para vetes, nuk do të zmbrapsej.” Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 1/206.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sado të shumta të jenë veprat e tua të mira, mos u mburr me to, sepse puna jote përball të drejtës së Allahut ndaj teje është e paktë.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/575.

  • Imam ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nuk është i vdekur ai që i del shpirti nga trupi, por i vdekur është ai që nuk i di të drejtat e Zotit ndaj tij.” Et-Tedhkire, 18.

  • Dijetari i madh Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Feja islame është fe e qetësisë dhe e mëshirës. Në të nuk ka anarki, çrregullime dhe nxitje të trazirave.” El-Exhuibe El-Mufide, 98.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit