10. KËSHILLA TË DOBISHME

  • Allahu thotë: “A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij?” (El-Furkan, 43). Dijetari i madh Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Shirku nuk kufizohet vetëm në adhurimin e statujave dhe idhujve. Përkundrazi, ekziston një gjë tjetër, e që është epshi. Ndodh që njeriu nuk adhuron idhujt, apo drunjtë, apo gurët, apo varret, mirëpo e pason epshin. Pra, ky njeri është rob i epshit të vet. Andaj, njeriu duhet të ketë kujdes dhe të pasojë vetëm atë që është në përputhje me Kuranin dhe Sunetin.” Sherh Es-Sunne, i Berbeharit, 1/71.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nëse dëshironi t’ju dojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë gjithmonë cilësohuni me këto tri veti: flitni të vërtetën, ruani amanetet dhe silluni mirë me fqinjin.” Es-Silsile Es-Sahiha, 2998.

  • Imam Ed-Dahhak (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka dikush që e mëson Kuranin, pastaj e harron atë, veçse për shkak të ndonjë mëkati që e ka bërë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” Esh-Shura, 30. Dhe harrimi i Kuranit është prej fatkeqësive më të mëdha.” (Ez-Zuhd, i imam ibn Mubarekut, 1/28).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Brengat, pikëllimet dhe mërzitë vijnë nga dy drejtime: a) lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe përkushtimi në arritjen e saj dhe b) shkujdesja në kryerjen e veprave të mira dhe bindjeve.” (I’detu Es-Sabirin, 317).

  • Nga Ebu Katade El-Ensarij (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, kurse ëndrrat e këqija janë prej shejtanit. Andaj, nëse dikush sheh në ëndërr diçka që e urren, le të pështyjë lehtë tri herë (në anën e majtë) në momentin që i del gjumi dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj! Në këtë mënyrë, ajo s’do t’i bëjë dëm asgjë.” Ebu Seleme tha: “Më përpara shihja ëndrra që më rëndonin më shumë se mali. Mirëpo, pasi që e dëgjova këtë hadith, nuk u kushtoja më vëmendjen.” (Buhariu, 5747).

  • Ibn Kajjmi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Sikur dija fetare të kishte pamje, do të ishte më e bukur se dielli e hëna.” Reudatu El-Muhibbin, 201.

  • Durimi (sabr) në kuptimin gjuhësor është përmbajtja. Ndërsa në kuptimin fetar është përmbajtja e vetes në tri gjëra: Në kryerjen e veprave të mira, në largimin nga haramet dhe gjatë caktimeve të dhembshme të Allahut. (Sherh Rijad Es-Salihin, imam Uthejmini, 1/85).

  • Tri shenjat e dyfaqësisë (rija-së)

Ai që i kryen veprat e mira për sy të njerëzve dallohet me tri shenja: Kur është vet e kap dembelia, Kur është në mesin e njerëzve bëhet aktiv, Kur njerëzit e lavdërojnë i shton veprat e mira, ndërsa kur e qortojnë, i pakëson ato. (Ez-Zeuaxhir a’n iktiraf El-Kebair).

  • Dijetari i madh Salih El-Feuzan (Allahu e ruajtë) thotë: “Nëse je i armatosur me dijen e Kuranit dhe Sunetit, kurrë nuk do të mposhtesh. Mirëpo nëse nuk ke dije, atëherë të rrëzon dyshimi i parë që të del përpara.” (Sherhu En-Nunije, 1/176).

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u pyet: “Cili është njeriu më i mirë?” “Lum për atë që i zgjatet jeta dhe bën vepra të mira!” – u përgjigj ai. Një tjetër e pyeti: “E cila vepër është më e mira?” “Të ndahesh nga kjo botë me gjuhë të lagur nga përmendja e Allahut.” – ia ktheu. (Es-Silsile Es-Sahiha, 4/452).

  • Imam ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu i mençur e ka për detyrë t’i përfitoj zemrat e të tjerëve duke bërë shaka të lavdëruar (lejuar) dhe duke lënë mënjanë fytyrën e vrenjtur.” Reudatu El-Ukala’, 76.

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Lëmosha më e mirë është ta mësosh atë që nuk di dhe ta kthjellosh atë që e ka kapluar pakujdesia.” Mexhmu’u Er-Resail, 1/186.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshir oftë) thotë: “Zemrat e sinqerta dhe lutjet e mira janë ushtri që nuk mposhten dhe nuk poshtërohen.” Mexhmu’ul-Fetaua, 28/644.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk është fall nëse dikush tregon për gjëra që arrihen nëpërmjet kalkulimeve, për shembull: sikur ai që tregon për kohën e eklipsit të diellit apo hënës.” (El-Kaul El-Mufid).
  • El-Firjebi (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Buhariu më diktoi shumë hadithe dhe kur u frikua se do të më kapte monotonia tha: “Mos u mërzit, sepse pasuesit e së kotës janë në kotësitë e tyre, kurse ti je me Profetin (sal-lAllahu aljehi ue sel-lem) dhe me shokët e tij!” Sijer A’lam En-Nubela’, 12/445.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e lë namazin e xhumasë tri herë pa e falur nga shkujdesja, Allahu ia vulos zemrën.” (Hasen Sahih. Et-Ta’likat El-Hisan ala Sahih ibn Hibban, 2775).

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpeshtojini salavatet për mua në natën e xhumasë dhe në ditën e saj!” Es-Silsilse Es-Sahiha, 1407, Sahih El-Xhami’, 776).

  • Mufeddal ibn Fedale (Allahu e mëshiroftë) pasi që e falte ikindinë në ditën e xhuma, vetmohej në një qosh të xhamisë dhe lutej derisa perëndonte dielli.” (Ahbar El-Kudah).

  • Dijetari i madh Salih El-Fezuan (Allahu e ruajttë) thotë: “Ne e kemi për detyrë ta sqarojmë të vërtetën nga e kota, pastaj kushdo le të pajtohet dhe kushdo le të hidhërohet.” (El-Exhuibetu El-Mufide, pyetja nr. 101).

  • Imam ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush nuk ka preokupim tjetër përveç se si të kënaqë barkun dhe organin e tij, renditet në mesin e kafshëve.” (Reudatu El-U’kala’, 349).

  • Imam El-Muzenij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush mëkaton duke qeshur, do të hyjë në zjarr duke qarë.” (Hiljetu El-Evlija, 2/229).

  • Allahu i Lartësuar thotë për munafikët (dyfytyrëshit): “Kur i shihni ata, trupat e tyre ju mahnitin e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre.” (El-Munafikun, 4). Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) shpjegon: “Kishin pamje të bukura dhe flisnin bukur e rrjedhshëm.” Tefsiri i ibn Kethirit, 8/126.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shumica e mëkateve të njeriut janë në gjuhën (të folurit) e tij.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 534, Sahih El-Xhami’, 1201).

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kujt i ikën namazi i ikindisë është sikur t’i jenë rrëmbyer familja dhe tërë pasuria.” (Sahih Muslim, 626).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Në shumicën e rasteve shejtani e mposht njeriun gjatë hidhërimit dhe epshit; pikërisht aty e bën pre të tij.” (Medarixh Es-Salikin, 2/202).

  • Studim shkencor në Universitetin e Oksfordit

Dy hulumtues pranë Universitetit të Oksfordit, profesor Justin Barett dhe profesor Roger Trigg, bën një studim shkencor rreth rrënjëve të besimit te fëmijët. Studimi u zhvillua në bashkëpunim me 57 hulumtues nga njëzetë vende të globit dhe kushtoi 1.9 milion sterlina britanike. Rezultati i këtij studimi ishte: “Fëmijët janë të krijuar në atë mënyrë që të besojnë Zotin dhe jetën pas vdekjes.” Më tej, profesor Justin Barett shkroi një libër shkencor në 320 faqe rreth kësaj teme dhe e titulloi: “Born Believers: “The Science of Children’s Religious Belief”. Ndërkohë që muslimanët e kanë ditur këtë para 1400 viteve, kur ai që e flet vetëm të vërtetën, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Çdo fëmijë lind në besim të pastër.” (Mutetfekun alejhi) |www. sciencedaily . com/releases |www.yaqeen.net

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Prej shenjave të Kiametit janë:

   -kur të largohet dija,

   -kur të shfaqet injoranca,

   -kur të përhapet zinaja (imoraliteti),

   -kur të pihet alkooli,

   -kur të pakësohen burrat

   -dhe të mbesin femrat, derisa për 50 prej tyre kujdeset 1 burrë i vetëm.” Muhtesar Sahih Muslim, 1856).

  • Ebu Ed-Derda (radijAllahu anhu) thotë: “Ata që vazhdimisht i kanë gjuhët e njoma me përmendjen e Allahut, do të hyjnë në Xhenet duke qeshur.” (Musannef ibn Ebi Shejbe, 7/179. Ibn Haxheri e ka vlerësuar zinxhirin e tij si hasen (të mirë) në “En-Netaixh, 1/95) .

 

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit