10 pika që ndihmojnë për të mos rënë në mëkate

  1.  Të përkujtuarit e Madhështisë së Allahut- Kjo është pengesë e madhe për të mos rënë në mëkate. Ai që e njeh Allahun, i frikësohet Atij dhe i largohet mëkateve e mosbindjeve ndaj Tij.
  2. Dashuria ndaj Allahut- Sa më shumë që bën mëkate, aq dhe do të largohet dashuria jote ndaj Tij dhe e Tij ndaj teje. Allahu ta ka dhënë ekzistencën dhe të ka pajisur me shumë të mira në jetën tënde, andaj të kesh turp t’i bësh mëkat Atij.
  3. Përkujtimi i mirësive që Allahu t’i ka dhënë (në shëndet, familje, pasuri etj.)- Përderisa Allahu, Krijuesi e Mbrojtësi yt, të ka dhënë mirësi të mëdha, atëherë trego bindje e adhurim ndaj Tij, e jo të tregohesh i pabindur dhe mëkatar.
  4. Përkujtimi ndaj zemërimit dhe dënimit të Allahut- Nëse e kujton këtë, nuk do të bësh mëkate ndaj Allahut. Sa herë që ego të nxit në mëkate, ti kujtoja vetës se mëkatet sjellin zemërimin e Allahut, që është shkak për zbritjen e dënimit të Tij. Çdo dënim e fatkeqësi është shkak i kryerjes së mëkateve. E mëkatet fshihen me pendim të sinqert, kështu nëse pendohesh dhe i kërkon falje Atij, Ai ta largon atë dënim dhe fatkeqësi.
  5. Përkujtimi i humbjes së mirësive të shumta (për shkak të rënies në mëkate)- Kënaqësia e ndier gjatë mëkatit kalon dhe mbeten pasojat me të cilat do përballesh në të dy botët. Zhytja në mëkate largon mirësi të shumta.
  6. Mposhtja e egos dhe kundërshtimi ndaj shejtanit duke mos iu bindur (në kryerjen e mëkateve) sjell kënaqësi shpirtërore- Këta dy thirrës (armiq: shejtani dhe ego) e rrethojnë njeriun dhe e thirrin në të këqija e mëkate. Nëse ti nuk u bindesh atyre, atëherë do ndjesh një kënaqësi e lumturi në shpirt.
  7. Përkujtimi i zëvendësimit- Kur njeriu i braktisë mëkatet për hir të Allahut, Ai ia zëvendëson këtë me diçka më të mirë, në të dy botët.
  8. Përkujtimi se Allahu është me ty kudo që je- me Shikimin e Tij, me Dëgjimin e Tij, me Dijen e Tij. Ai është me të gjithë njerëzit, e në mënyrë të veçantë është me besimtarët, me të devotshmit, me bamirësit, me penduesit. Ai të mbron, të ndihmon, të ruan dhe kujdeset për ty. E kur ti bën mëkate e shkelje të urdhrave të Tij, (si pasojë) i humbet këto.
  9. Përkujtimi i vdekjes- Kjo e nxit njeriun drejt përmirësimit dhe braktisjes së mëkateve.
  10. Përkujtimi se mëkatet sjellin fatkeqësi, dëme e pasoja- Vetë rënia në mëkate është fatkeqësi. Largimi nga mëkatet sjell shpëtim.

Bën lutje tek Allahu të udhëzojë, të të ruajë nga devijimet e humbja, të të ndihmojë në braktisjen e mëkateve e të të përforcojë në rrugën e drejtë. Prforcoji këto dhjetë pika me bërjen e lutjeve drejtuar Allahut. Atij të cilit Allahu ia mundëson të bëjë lutje tek Ai, Ai ia pranon atë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit