10 veprat me shpërblim rrjedhës

  • Dhjetor 22, 2017
  • Fikh

1. Të mësuarit ndaj të tjerëve e një dije (islame) përmes së cilës udhëzohen në rrugën e drejtë. Këtu kanë hise dijetarët, thirrësit, kontribuesit e botimeve të librave fetarë, ai që i shpërndan librat dhe incizimet e dijës së dijetarëve.

2. Hapja e burimeve, apo rrëkeve, apo ujësjellësve, apo kanaleve, apo gypave, në mënyrë që uji të mbërrijë te njerëzit që kanë nevojë për të, si: për pirje (edhe për kafshët), ujitje. Këtu hyn dhe blerja e ftohësve të ujit dhe vendosja e tyre në vendet ku pijnë ujë ata.

3. Hapja e puseve (bunarëve).

4. Mbjellja e hurmave për të ngrënë njerëzit apo kafshët. Këtu përfshihet dhe çdo pemë tjetër.

5. Ndërtimi i xhamisë.

6. Lënia trashëgimi e mus’hafëve, apo botimi i tyre, apo blerja e tyre duke ia dhuruar (lënë vakëf) xhamive e vendeve të tjera për t’i lexuar njerëzit.

7. Edukimi i fëmijëve në frymën islame të mirëfilltë, të cilët pastaj luten për prindërit e tyre që Allahu t’i mëshirojë e t’i falë.

8. Ndërtimi i ndërtesave (shtëpive duke i lënë vakëf) për të përfituar prej tyre udhëtarët, apo studentët e dijes, apo jetimët që s’kanë banim, apo vejushat që nuk kanë përkrahje, apo të varfërit.

9. Dhënia e sadakasë prej të cilës përfitojnë njerëzit, çfarëdo qoftë ajo.

10. Mbrojtja dhe ruajtja e kufijve të vendit të muslimanëve (për t’i mbrojtur nga armiku), nëse vdes në detyrë.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje:

Print Friendly and PDF
W3Schools

Mbyll Menyn