Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Pasojat e fitneve (libërth) -3

Pasoja e dytë
Largimi i njerëzve nga dituria dhe dijetarët

Autor: Abdurrezak el Bedr

Ndër pasojat e fitneve është se: ato i largojnë njerëzit nga dijetarët dhe nga tubimet ku mësohet dituria, duke i larguar kështu nga mësimi i dispozitave dhe mësimi i fesë. Nëse fitneja merr hov në zemrat e njerëzve, atëherë zemrat bëhen të preokupuara dhe njeriu nuk mund të jetë i qetë për të kërkuar dituri, nuk orientohet që të shoqërohet me njerëzit e dijes, por largohet tërësisht nga dija. Më tepër se kjo, fitneja i shpie shumë njerëz që t’ua ulin vlerën dhe t’i nënçmojnë dijetarët duke përfolur për ta dhe për nderin e tyre. Ndërsa është transmetuar nga Pejgamberi ynë (salallahu alejhi ve selem) të ketë thënë: “Nuk është në rrugën e ummetit tim ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë, nuk i respekton të moshuarit tanë dhe nuk ia di vlerën dijetarit tanë”[1].

Në kohë të fitnes, shumë njerëz ulin personalitetin e dijetarëve, i nënçmojnë, i përqeshin, shpifin ndaj tyre, i fyejn dhe i cilësojnë me cilësi të ulëta duke marrë guxim të paskrupullt, dhe e gjithë kjo si pasojë e fitneve, Allahu na ruajtë.

Ndër ngjarjet e historisë që transmetohen në këtë kuptim, është fitneja e Abdurrahman Bin el Esh’ath (sh.p. i cili ishte ngritur kundër Haxhaxhit dhe si rezultat i kësaj ishin vrarë mijëra musliman) në të cilën fitne ishin futur një numër i madh njerëzish. Në kohën kur kishte ndodhur kjo fitne; disa njerëz kishin shkuar tek Hasan el Basriu (Allahu e mëshiroftë) i cili ishte imam dhe ndër dijetarët dhe fukahatë më të mëdhenj të Islamit, duke i thënë: “Çfarë mendon për këtë zullumqar të madh – dmth Haxhaxhin – i cili ka derdhë gjak të pafajshëm, u a ka rrëmbyer njerëzve pasurinë, ka braktusur faljen e namazit si dhe ka vepruar shumë gjëra …?! Ata ia përmendën veprimet e Haxhaxhit, kurse Hasan el Basriu (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: “Unë mendoj se nuk duhet të luftoni kundër tij; sepse, nëse pushteti i tij mbi ju ka ardhë si ndëshkim nga Allahu; atëherë ju me shpatat e juaja nuk do të mund ta ndalni ndëshkimin e Allahut. Por nëse pushteti i tij mbi ju është sprovë; atëherë kini durim derisa të gjykoj Allahu, i Cili është gjykatësi më i mirë.”[2]

Ata dolën nga ai duke thënë: T’i bindemi këtij njeriu të pagdhendur?! Por, kur fitneja morri hov në shpirtërat e tyre; atëherë kur edhe dijetari thotë një fjalë që nuk është në pajtim me teket dhe animet e tyre; ata e fyejnë.

Ndërsa fyerjet ndaj dijetarëve nga ana e atyre që janë futur në fitne nuk kanë kufij, as në kohërat e hershme as sot; i akuzojnë për servilizëm, për rrogëtarllëk, si dhe i akuzojnë me disa cilësi që nuk kanë fund.

Pra, fitnet u japin njerëzve guxim që të flasin për dijetarët, të përulin personalitetin e tyre, t’i nënçmojnë dhe t’i fyejn. Kjo është gjëja më e rrezikshme për njeriun, Allahu na ruajtë të gjithëve nga kjo.

Më pas, ai grup njerëzish, të cilët ia thanë atë fjalë Hasan el Basriut dhe nuk iu përmbajtën këshillës së tij; i ishin bashkangjitur Abdurrahman bin el Esh’athit dhe ishin vrarë që të gjithë, duke mos sjellë asnjë dobi, e po ashtu duke mos përfituar as nga këshillat e dijetarëve, sepse nuk kishin patur asnjë konsideratë ndaj dijetarëve dhe fjalëve të tyre.

Vazhdon

Përktheu: Jeton Bozhlani

————————————————————
[1] Transeton Ahmedi (22755), Hakimi (211/1), kurse shejh Albani e konsideron hasen në librin “Sahihul Xhami” (211/1).

[2] Transmeton Ibën Sa’d në librin “Et Tabakat el Kubra” (7/163-164), Dulabi në librin “El Kuna vel Esma” (3/1030), si dhe transmetohet në librin “Tarihu Dimeshk” (12/176)

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva