Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

19. Këshilla të dobishme

Fotoja
  • Imam AbdulAziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Porosia ime drejtuar të gjithë lexuesve të Kuranit është që të shpeshtojnë leximin e tij me meditim, reflektim dhe me sinqeritet ndaj Allahut, duke pasur si synim marrjen e dobisë dhe dijes. Po ashtu i porosis që ta përfundojnë leximin e tij në çdo muaj, e nëse munden edhe më pak, atëherë kjo është mirësi e madhe. Ju lejohet ta përfundoni në më pak se shtatë ditë, mirëpo më mirë është të mos e përfundoni në më pak se tri ditë.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 24/417).

 

  • Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse dëshiron që Allahu vazhdimisht të jetë me ty ashtu siç do ti, atëherë qëndro vazhdimisht në atë që Ai e do.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, ibn Muflih, 2/31).

 

  • Imami i Medines, Malik ibn Enes El-Asbuhij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush dëshiron t’i hapet zemra, atëherë vepra e tij e fshehtë le të jetë më e mirë se ajo që e bën haptazi.” (Tertibul-Medarik, 2/60).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur zemra angazhohet me gjëra të kota, nuk mbetet në të vend për të vërtetën. Po ashtu kur angazhohet me të vërtetën, nuk mbetet në të vend për gjëra të kota.” (Bulug El-Meram).

 

  • Dijetari i madh AbduRrahman ibn Nasir Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ta dini se ndër adhurimet më të vlefshme është pritja e çlirimit nga Zoti Mëshirëplotë, si dhe shpresa e lakmia e madhe në mirësinë e gjerë të Tij. Andaj, shpresën tek Zoti vendoseni para syve dhe bëjeni kible të zemrave tuaja, sepse padyshim që Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm dhe i Shpresuari i vetëm për faljen e mëkateve dhe largimin e vështirësive. Assesi të mos i kaplojë zemrat tuaja humbja e shpresës nga mirësia dhe arritja e të mirave të Allahut dhe assesi mos mendoni për Të gjëra që nuk i takojnë madhështisë e madhërisë së Tij, sepse Ai vazhdimisht ka qenë, është dhe do të jetë i cilësuar dhe i njohur me përsosmëri, mirësi, bujari e dorëdhënie. A nuk është Allahu Ai, i Cili ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt; që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën; që me mirësinë e tij ka bërë kullotat të rriten? A nuk është Allahu Ai i Cili jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme? A nuk ua solli riskun e Tij duke qenë brenda barqeve të nënave tuaja dhe pastaj u mbuloi me mirësitë e Veta gjatë gjithë kohës?” (Mexhmu’u muel-lefatish-shejh Es-Si’dij, 23, 48/49).

 

  • Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Nuk është qëllimi i kërkimit të dijes: “filani përcjellë nga filani”, por qëllimi i kërkimit të saj është frika ndaj Allahut të Madhërishëm.” (El-Hilje, 2/365).

 

  • Si e njihnin selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) atë që lexonte Kuran gjatë natës?

Muhamed ibn Ka’b (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Ne e dinim kush kishte lexuar Kuran gjatë natës, ngaqë kishte fytyrë të zbehtë gjatë ditës.” Ka për qëllim se kishte qëndruar gjatë pa gjumë dhe e kishte zgjatur namazin.” (Letaiful-Me’arif, 183).

 

  • Shejh Muhamed ibn Muhtar Esh-Shenkitij (Allahu e ruajttë) thotë: “Ndër hadithet e mahnitshme është edhe ky që përcillet nga Sa’d ibn Ubade (radijAllahu anhu), i cili thotë: “Tash: “O i Dërguar i Allahut! Nëna ime ka vdekur, andaj a të jap lëmoshë për të?”Po” – tha ai. “Cila lëmoshë është më e mira?” I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Dhënia e ujit.” Hadithin e transmeton Nesaiu me zinxhir të vërtetë.

 

Të nderuar! Ky hadith na tregon për vlerën e dhënies së ujit dhe përhapjen e kësaj vepre mes njerëzve. Uji është i rëndësishëm për secilin njeri, madje edhe për kafshët. Ndaluni dhe mendoni rreth tregimit të lavires, e cila i dha ujë qenit; ajo zbriti në bunar dhe i dha ujë atij. Mendoj se ti e di vështirësinë që has ai i cili zbret në bunar, e pastaj ngjitet lart. Pastaj, kjo grua e mbushi këpucën e saj me ujë dhe ia afroi qenit. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tregoi se Allahu i Lartësuar e i Patëmetë ia falënderoi këtë vepër. Tha: “Allahu e falënderoi dhe e fali.”

 

SubhanAllah! Një dhënie e thjesht e ujit për qenin, dhe kjo grua triumfoi me falënderimin dhe faljen e Allahut për mëkatet dhe fëlliqësitë që i bënte. O njerëz të mirë, o të nderuar, o vëllezër e motra! Dhënia e ujit është vepër madhështore, andaj patjetër duhet ta përhapim këtë vepër, ashtu siç tha Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në këtë hadith. Nëpër xhami kemi ftohëse të ujit; shko dhe blej shishe uji për to. Në shumë vende të varfra kanë nevojë për bunarë. Andaj, le ta aktivizojmë këtë projekt: dhënien e ujit, në mënyrë që të triumfojmë me shpërblim të madh.

Allahu na bëftë të gjithëve prej atyre që japin sinqerisht për Të!

 

  • Hoxha i Islamit, ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur njeriu lidhet për dikë tjetër përveç Allahut, duke shpresuar dhe mbështetur në të, patjetër se do të zhgënjehet. Po ashtu, kur ai kërkon ndihmë nga dikush tjetër përveç Tij, patjetër se do të poshtërohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata kanë marrë zota, në vend të Allahut, për t’i pasur ndihmës. Por jo! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiqtë e tyre.” (Merjem, 81, 82). (El-Fetaua, 1/29).

 

  • (Shejh Muhamed Seid Reslan Allahu e ruajttë): “Selefët hynin në treg me moral të xhamisë, ndërsa sot ne hyjmë në xhami me moral të tregut.”

 

  • Morali i imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë)

Në librin “Uefejat El-A’jan” të ibn Hal-likan (Allahu e mëshiroftë) përmendet se imam Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) i tha imam Sufjan Eth-Theurit (Allahu e mëshiroftë): “Kurrë nuk e kam dëgjuar Ebu Hanifen (Allahu e mëshiroftë) të përgojonte armiqtë e tij.” Sufjani ia ktheu: “Ai është më i mençur sesa t’i humbasë veprat e tij të mira.”

 

  • Thënie e shkëlqyer e imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë)

“Allahu e faltë atë që flet keq për mua dhe e mëshiroftë atë që flet mirë për mua!” (El-Hajrat El-Hisan, e imam El-Hejtemij, fq. 55).

 

  • Mëkatet të pengojnë nga kuptimi i Kuranit

Mëkatet e pengojnë mendjen nga meditimi rreth Kuranit dhe nga kuptimi i tij, si dhe e largojnë nga zemra fuqinë e përsiatjes. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Ne dëshirojmë, i dënojmë për gjynahet e tyre dhe ua vulosim zemrat, që të mos dëgjojnë.” (El-A’raf, 100).

 

  • Kush do që t’i falen gjynahet pa u lodhur

Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Engjëjt luten për atë që qëndron në vendin ku është falur (në xhami) duke thënë: “O Allah fale, o Allah mëshiroje!”, përderisa nuk e prish abdesin.” (Buhariu, 477 dhe Muslimi, 649).

 

Imam ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Të ndenjurit ulur pas selamit të namazeve të obligueshme është prej kohëve më madhështore në të cilën zbret mëshira e Allahut të Lartësuar. Andaj, mos u ngut të çohesh, por kërko falje, thuaj subhanAllah, elhamdulilah, Allahu ekber, la ilahe il-lAllah.”

 

Imam ibn Bettal (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush ka shumë gjynahe dhe dëshiron që ato t’i fshihen pa u lodhur, atëherë le të qëndrojë në vendin ku e ka falur farzin, në mënyrë që engjëjt të luten dhe të kërkojnë falje sa më shumë për të.” (Sherh ibn Bettal, 3/114).

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ndër personat që Allahu i fut nën hijen e Tij (nën hijen e Arshit të Tij në ditën e Kiametit) është: “Një njeri që e kujton Allahun kur është vet dhe nga sytë i rrjedhin lot.” Në këtë hadith, kujtimi i Allahut përfshinë kujtimin e madhështisë, goditjes, hakmarrjes dhe dënimit të Tij, andaj ai qan nga frika prej Zotit. Gjithashtu përfshinë kujtimin e bukurisë, përsosmërisë, mirësisë dhe butësisë së Tij, si dhe nderimin me lloj-lloj të mirash që ua bën robërve të devotshëm. Aq me tepër, kujtimi i asaj se besimtarët do ta shohin Atë në Xhenet, dhe kështu qan nga përmallimi për Të. Gjithashtu e kujton se Allahu është me të dhe se e ka afër (do të thotë me dijen, shikimin, dëgjimin e Tij) dhe se sheh kudo që të jetë, andaj qan nga turpi prej Tij.” (Fet’h El-Barij i ibn Rexhebit).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk duhen dy veta për hir të Allahut, veçse më i dashur tek Ai është personi që e do më shumë shokun e tij.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1/811, nr 450).

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva