26. Këshilla të dobishme

  • Umeri (radijAllahu anhu) thoshte: “Allahu e mëshiroftë njeriun që m’i dhuron të metat e mia.” (Domethënë më këshillon për të metat që i kam). El-Xhami’ li Ahlak Er-Rauij).

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Kush dëshiron të dijë vlerën e begatisë së shëndetit që ia ka dhënë Allahu, atëherë le t’i shikojë ata që janë sprovuar me humbjen e pjesëve të trupit apo gjymtimin e tyre. Le të shkojë në spitale e le t’i shohë të sëmurët e shumtë që ofshajnë, e të plagosurit e shumtë që u ka humbur fuqia. Le të shohë se sa të shumtë janë ata që kanë humbur shikimin e dëgjimin, sa të shumtë janë ata që dëshirojnë të mbyllin sytë vetëm për një çast e të flenë, apo t’ju ndalet vetëm për një moment dhimbja. Le ta bëjë këtë, në mënyrë që ta dijë vlerën e begatisë së Allahut ndaj tij, sepse gjërat qartësohen nëpërmjet të kundërtave të tyre!” El-Hutab El-Minberijje, 2/139.

 

  • Imam Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush nuk gjen prehje tek Kurani, Allahu mos ia largoftë kurrë zymtësinë!” Meusa’tu obn Ebi Ed-Dunja, 6/510.

 

  • Ebu Alij Ed-Dekkak (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e frenon epshin e tij gjatë rinisë, Allahu e bën krenar gjatë pleqërisë.” Raudatu El-Muhibbine, 1/483.

 

  • Nasr ibn Selam El-Buharij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka gjë më të rëndë e më të urryer për ateistët sesa dëgjimi i haditheve dhe transmetimi i tyre me zinxhirë transmetuesish.” Akidetu Es-Selef, 117.

 

  • Imam Ejub Es-Sihtijanij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse dikujt i flet me hadithe (Sunnet), e ai të thotë: “Lëre këtë, e na flit me Kuran!”, atëherë dije se ai është i devijuar.” El-Huxhxhetu ala Tariki El-Mehaxhxheh, 2/494.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush kënaqet me veprën e një grupi njerëzish, do të tubohet (në ditën e Gjykimit) me ta, ashtu siç u bë bashkë gruaja e Lutit (alejhis-selam) me popullin e tij, edhe pse vetë nuk e praktikonte veprën e ndytë të pederizmit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 15/344.

 

  • AbdulHamid ibn Badis (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Islami kufizohet në librin e Allahut, në Sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe në atë që ishin tre brezat e parë të muslimanëve, për të cilët është dëshmuar se ishin njerëzit më të mirë.” Athar ibn Es-Shejh ibn Badis, 5/73.

 

  • Hudhjefe ibn Jeman (radijAllahu anhu) u pyet: “Kush është i vdekuri në mesin e të gjallëve?” Ai tha: “Ai i cili nuk e njeh me zemrën e tij të mirën dhe nuk e urren me zemrën e tij të keqen.” Musannef ibn Ebi Shejbe, 38732.

 

  • Ibrahim ibn Ed’hem (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mbreti që nuk ndan drejtësi është i njëjtë me hajnin. Dijetari që s’e ka frikë Allahun është i njëjtë me ujkun. Ai që i nënshtrohet dikujt tjetër përveç Allahut është i njëjtë me qenin.” Sijer A’lam En-Nubela’, 7/397.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Dhikri më i mirë është fjala la ilahe il-lAllah, ndërsa lutja më e mirë është thënia elhamdulil-lah.” Es-Sahiha, 1497.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush gjen prehje në namazin e tij në këtë botë, do të gjejë prehje tek afërsia me Zotin e vet në botën tjetër.” El-Uabil Es-Sajjib, 34.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Aq sa i frikohesh dikujt tjetër përveç Allahut, po aq atij i jepet kontroll mbi ty; aq sa shpreson në dikë tjetër përveç Tij, po aq privohesh.” El-Feuaid, 132.

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e ulë shikimin nga haramet, Allahu ia ndriçon mendjen.” Tejsir El-Kerim Er-Rahman, 566.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Rruga është e mbyllur, përveç për atë që i ndjek gjurmët e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe e pason atë, me anën e tij të jashtme e të brendshme.” Medarixh Es-Salikin, 3/137.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dashuria ndaj jetës së kësaj bote ishte ajo që i shtyu drejt mohimit dhe shkatërrimit të gjithë popujt që i përgënjeshtruan Profetët e tyre.” Uddetu Es-Sabirin, 425.

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e falënderon Allahun me zemër, gjuhë e vepër, le të pret edhe më shumë të mira. Ndërsa, kush i pret begatitë e Allahut me shkujdesje e mëkate, le ta dijë se dënimi i Tij është i ashpër.” Tefsir Es-Si’dij, 271.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Namazi pa përulje dhe pa prani të zemrës është si një trup i vdekur e i pashpirt.” El-Uabil Es-Sajjib, 19.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur e sheh se njerëzit të armiqësojnë, atëherë thuaj: “HasbijAll-llahu ue ni’mel-uekil” (Më mjafton Allahu dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”, Ai do të të mbrojë nga të këqijat dhe brengat që t’i shkaktojnë ata.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/557.

 

  • Uehb ibn Munebbih (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Të gjithë mjekët janë të një mendjeje se koka e shëndetit është dieta, ndërsa të gjithë urtarët janë të një mendjeje se koka e urtësisë është heshtja.” Es-Samtu ibn Ebi Ed-Dunja, 278.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shirku dhe llojet e bidateve (shpikjeve) në fe janë të ngritura mbi rrenë dhe shpifje.” Iktidau Es-Sirat El-Mustekim, 2/281.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit