5. KËSHILLA TË DOBISHME

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ai që e kundërshton të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), patjetër që do ndjekë hamendjen dhe atë që ia ka qejfi.” Mexhmu’u El-Fetaua, 13/67.

  • Mejmun ibn Mehran (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përmirësimin e zemrës sime e kam gjetur në ndejat me njerëzit e ditur.” Xhami’u Bejan El-Ilm, 1/107.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Teuhidi e largon rrënjën e shirkut, ndërsa kërkimi i faljes i largon degët e tij. Për këtë arsye, lavdërimi më i mirë është thënia: La ilahe il-lAllah, ndërsa lutja më e mirë është: Estagfirull-llah.” Mexhmu’u El-Fetaua, 11/697.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk bashkohen ne zemrën e njeriut besimi dhe zilia.” Et-Ta’lik Er-Regib, 2/167.

  • Ibrahim ibn Is’hak (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njerëzit e mençur të çdo feje janë të një mendimi se kush nuk pajtohet me Caktimin e Allahut, nuk mund të kënaqet me jetën e tij.” Sijer A’lam En-Nubela’, 13/367.

  • Umer ibn Hattabi (radijAllahu anhu) thotë: “Sikur ta dinit se çfarë përmban fjala e ndonjërit prej jush për vëllanë e tij: “Allahu të shpërbleftë me të mira”, do t’ia shpeshtonit atë njëri-tjetrit.” Musannef Ibn Ebi Shejbe, 1/436.

  • Imam ibn S’idij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Çdo çështje që nga drejtësia kalon në padrejtësi dhe nga përmirësimi në prishje, nuk është pjesë e fesë.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 163.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Alkooli është nëna e fëlliqësive dhe mëkati më i madh. Kush e pi atë, i hedhet nënës, tezes dhe hallës së vet.” Es-Sahiha, 1853.

  • “Kush e shpeshton përkujtimin e vdekjes nderohet me tri gjëra: e shpejton pendimin, zemra i kënaqet me atë që i është caktuar dhe bëhet aktiv në adhurime. E kush e harron vdekjen ndëshkohet me tri gjëra tjera: e vonon pendimin, nuk është i kënaqur me atë që i është caktuar dhe bëhet dembel në adhurime.” Et-Tedhkire, i Kurtubiut.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Çdo dije fetare që nuk merret nga Kurani, është devijim.” El-Istikame, 1/21.

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) gjatë shpjegimit të porosisë së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Mos u zemëro!”, thotë: “Kjo tregon se zemërimi përmbledh në vete çdo të keqe, ndërsa ruajtja prej tij përmbledh çdo të mirë.” Xhami’u El-Ulumi ue El-Hikem, 1/362.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Çdo lëndim (shqetësim) që e godet besimtarin në trup, ia shlyhen veprat e këqija.” Es-Sahiha, 2274 dhe Sahih El-Xhami’, 5724.

  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sikur të mjaftonte vetëm mendja, Allahu nuk do t’i dërgonte profetët dhe nuk do t’i zbriste librat.” Ixhabetu Es-Sail, 367-368.

  • Gjuha e njeriut është në shërbim të zemrës.” U’jun El-Ahbar, 3/168.

  • Imam ibn S’idij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Lutja është armë si për të fortit, ashtu edhe për të dobëtit. Ajo është streha e Profetëve dhe njerëzve të zgjedhur; përmes saj ata kërkojnë largimin e çdo fatkeqësie.” Mexhmu’u muel-lefatish-shejh, 23/736.

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Magjia largohet me barna të lejuara, me leximin e ajeteve të Kuranit dhe të lutjeve të transmetuara. Vetëm në këtë mënyrë lejohet heqja e magjisë.” El-Munteka, 2/132.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Prej veprave më të mira është ta gëzosh një besimtar, t’ia lash borxhin, t’i ndihmosh kur është në nevojë dhe t’ia largosh brengën.” Sahih El-Xhami’, 5897 dhe Es-Sahiha, 2291.

  • Imam ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Gjeneratat e para të muslimanëve i angazhonin fëmijët e tyre me mësim përmendsh të Kuranit dhe me dëgjim të haditheve sapo fillonin të rriteshin. Kështu, atyre u zinte vend besimi në zemër qysh në vegjëli.” Sajd El-Hatir, 491.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Përmendja e Allahut ia largon zemrës çdo frikë të saj. Po ashtu, ajo ka ndikim të çuditshëm në arritjen e sigurisë. Nuk ka gjë më të dobishme sesa përmendja e Allahut për atë që e ka kapluar lemeria (frika).” El-Uabil Es-Sajjib, 77.

  • Imam ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Duhet të jesh i përkushtuar në përhapjen e dijes fetare me çdo energji dhe fuqi që posedon. Nuk bën që pasuesit e së kotës të jenë më aktiv në përhapjen e kotësive të tyre. Po ashtu duhet të jesh i përkushtuar që t’u sjellësh dobi muslimanëve, në fenë dhe jetën e tyre.” Mexhmu’uEl-Fetaua,6/76.

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rum, 21) Ibn Kethiri (Allahu mëshiroftë) shpjegon: “Nuk ka afërsi më të madhe mes dy shpirtrave sesa afërsia mes bashkëshortëve.” Tefsir ibn Kethir, 3/525.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nuk është goditur njeriu me ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa ngurtësia e zemrës dhe largimi nga Allahu i Lartësuar.” El-Feuaid, 142.

  • Ndodh që durimi ndaj sprovës të jetë më i mirë për njeriun sesa largimi i saj.” El-Ifsah, 2/257.

  • Bartja e fjalëve e prish fenë dhe jetën, ajo i ndryshon zemrat, sjell urrejtje, vrasje dhe përçarje.” Bahru Ed-Dumu’, 129.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur njeriu e ndryshon mëkatin me bindje ndaj Allahut, Ai ia ndryshon dënimin me falje dhe poshtërimin me krenari.” Ed-Da’u ue Ed-Dewa’, 73.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ashtu siç toka s’ka jetë pa ujë, po ashtu edhe zemra s’ka jetë pa dije.” Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/508.

  • Imam Ebu El-A’lije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Janë dy fjalë për të cilat në ditën e Kiametit do të pyeten të parët dhe të fundit: Çfarë keni adhuruar? Çfarë përgjigje iu dhatë të dërguarve?” Medarixh Es-Salikin, 1/350.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Sikur njerëzit të dinin se çfarë shpërblimi kanë nëse e falin jacinë dhe sabahun me xhemat, do të vinin në xhami qoftë dhe duke u zvarritur.” Sahih El-Xhami’, 5340.

  • Imam ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dijen nuk e arrijnë mendjemëdhenjtë, dembelët dhe ata me ambicie të ulët.” Mexhmu’u El-Fetaua, 16/208.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Secili prej jush le të ketë zemër falënderuese, gjuhë që e përmend shumë Allahun dhe grua besimtare, e cila e ndihmon në punët e botës tjetër.” Es-Sahiha, 2176.

  • Nga U’kbe bin Amir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “E takova të Dërguarin e Allahut dhe më tha: “O U’kbe ibn Amir! Mbaji lidhjet me atë që i ndërpret ato me ty, jepi atij që nuk të jep dhe fale atë që të ka bërë padrejtësi!” Es-Sahiha, 6/859.

  • Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pasha Allahun! Ty nuk të lejohet ta lëndosh pa të drejtë qenin e as thiun, e si është puna e lëndimit ndaj myslimanit?!” Sijer A’lam En-Nubela’, 8/427.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kujt i shpeshtohen brengat e pikëllimet, le të shpeshtojë fjalët: “La hawle ue la kuwwete il-la bil-lah (S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut).” Es-Silsile Es-Sahiha 199.

  • Kaloi pranë të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) një xhenaze dhe tha: “I rehatuar dhe të rehatuar prej tij.” Shokët pyetën: “O i Dërguar i Allahut! Çka do të thotë i rehatuar dhe të rehatuar prej tij?” Ai u përgjigj: “Robi besimtar rehatohet nga lodhjet e kësaj bote dhe shqetësimet e saj dhe futet në mëshirën e Allahut. Ndërsa, prej robit mëkatar rehatohen njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët.” Buhariu dhe Muslimi.

  • Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shenjat e mjerimit janë pesë: turpi i pakët, ngurtësia e zemrës, syri që nuk loton, lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe shpresa e madhe.” Meuarid Edh-Dham’an.

  • Ebu Derda’ (radijAllahu anhu) thotë: “Sikur të mos ishin tri gjëra, të gjithë njerëzit do të përmirësoheshin: epshi që ndiqet, lakmia të cilës i nënshtrohen dhe mburrja e secilit me mendimin e vet.” Ez-Zuhdu i Ebu Davudit, 221.

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Allahu i ndërron ditët e kësaj bote mes njerëzve, mirëpo përfundimi i lumtur i përket të devotshmëve.” Sherh hadith inna kunna fi xhahilijjetin ue sherr, f. 17.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka në këtë botë kënaqësi që i ngjanë kënaqësisë së botës tjetër, përveç kënaqësisë së besimit dhe njohjes së Allahut. Për këtë arsye i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i thoshte Bilalit (radijAllahu anhu): “O Bilal! Na qetëso me namaz!” dhe nuk i thoshte: “Na e hiq qafësh atë!” Mexhmu’u El-Fetaua, 28/31.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

SHKARKO PDF: 5-keshilla-te-dobishme

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit