A bën mëkat personi që ndërton shtëpi të madhe e të shtrenjtë?

?Përgjigjja: Ai që ka pasuri të madhe, nuk ka të keqe ta ndërtojë një shtëpi të madhe, komode e të rehatshme, por pa teprime, duke mos futur në të gjërat më të shtrenjta. Nëse ka pasuri të madhe mund të bëjë shtëpi të madhe, nuk llogaritet se bën mëkat nëse vepron kështu.

✏️Mirëpo, kur dikush nuk ka pasuri dhe në mënyrë që mos të mbetet mbrapa të tjerëve, hyn në borxh për të ndërtuar një shtëpi për të qenë me të njëjtin standard me të tjerët, kjo nuk lejohet. Personi i tillë duhet tërë jetën ta paguajë atë borxh, madje mund të vdesë pa arritur ta paguajë atë.

✏️Sot është zbuluar që për të qenë shtëpia më e ngrohur, vendoset izolimi. Nuk prish punë të bëhet kjo, edhe pse kushton shumë, ngase të ndihmon në të ardhmen duke u ndier më komod, më ngrohtë e më rehat, duke kursyer energjinë elektrike etj.

✏️Mirëpo, nuk bën që të bëhen teprime, duke futur gjëra në shtëpi që kushtojnë me miliona apo me qindra mijëra euro, kjo nuk lejohet.

✏️Në lidhje me këtë, njeriu le të shikojë në zemrën e tij se përmes atyre të mirave synon/dëshiron të ndihmohet në adhurimin ndaj Allahut apo të lavdërohet para të tjerëve (se e ka rregulluar, mobiluar bukur e mirë shtëpinë e tij).

✏️Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka përmendur katër gjëra që janë prej lumturisë së kësaj dunjaje, prej tyre thotë “shtëpia e rehatshme” që nuk ndihesh ngushtë në të, që ka hapësirë të mjaftueshme për tërë anëtarët e familjes. Nëse njeriu ka anëtarë të shumtë të familjes dhe ka pasuri, nuk prish punë të ndërtojë një shtëpi të madhe, në mënyrë që secilit t’ia japë hapësirën e vet.

✏️Bërja e shtëpive me kupolë është e ndaluar, ngase është luks i tepruar. Kupola është prej teprimit dhe dhënies së tepërt pas dunjasë. Andaj, nuk bën të vendosen kupola.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit