A bën t’i prekim gjellrat me majë të gjuhës kur jemi duke agjëruar për t’i provuar, dhe pastaj ta fshijmë gjuhën me pecetë ?

? Përgjigja: Nuk ka të keqe që agjëruesi (burrë apo grua) ta shijojë ushqimin për të provuar sasinë e kripës në të, apo për ta provuar se a është zier mirë (mjaftueshëm), etj. Mirëpo, kjo lejohet me disa kushte.

? Për këto kushte flet Shejh Salih El Fewzani, Allahu e ruajtë, i cili është pyetur rreth kësaj çështje. Ai u përgjigj:”Nuk ka gjë të keqe nëse agjëruesi e shijon ushqimin me gojë dhe nuk gëlltit diç prej tij, pra thjeshtë e shijon me gjuhën e tij dhe pastaj e pështynë atë, si dhe nuk gëlltit diç prej ushqimit. Nëse gëlltit diçka prej ushqimit qëllimisht, atëherë agjërimi i tij prishet. Goja e ka dispozitën e gjymtyrëve të jashtme të trupit, pra nuk llogaritet prej brendësisë (fytit, stomakut) së trupit. Prandaj, kjo (shijimi i ushqimit) nuk ndikon në agjërimin e tij, njëjtë siç nuk ndikon edhe shpëlarja e saj gjatë abdesit dhe guslit. Pra, kjo nuk ndikon në agjërimin e tij, mirëpo me kusht që ta nxjerr (hedh) jashtë ujin apo ushqimin e shijuar. Kurse, përtypja (e ndonjë gjëje) është vepër e urryer për agjëruesin. Kjo i ka dy lloje (forma):

1⃣ Përtypja e cila rezulton në shpërbërjen dhe thërrmimin (e asaj gjëje) në gojë. Kjo nuk lejohet, sepse ajo pastaj rrjedh (depërton) në fyt dhe e prish agjërimin;

2⃣ Ndërsa, sa i përket përtypjes që nuk rezulton në shpërbërje, thërrmim dhe shkrirje (të asaj gjëje) në gojë, kjo është vetëm e urryer për agjëruesin (kurse agjërimin nuk e prish).”

➡️ (Fetwan mund ta dëgjoni dhe lexoni (në gjuhën arabe) përmes linkut: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9405 )

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit