A duhet të agjërohen ditët e pabëra kaza të familjareve (gjyshes) për shkak se sa kanë qenë gjallë ato kanë agjëruar ditëve kur kanë qenë me mentruacione?

A duhet të agjërohen ditët e pabëra kaza të familjareve (gjyshes) për shkak se sa kanë qenë gjallë ato kanë agjëruar ditëve kur kanë qenë me mentruacione?

?Përgjigje:

?Është mirë që dikush nga familja/të afërmit t’i agjërojë ato ditë të cilat ajo nuk i ka kompensuar. Kështu i llogarisin se sa Ramazane ka jetuar dhe agjëruar. Po ashtu nëse munden që ta dinë nga të afërmet e saj (p.sh.: nga motrat), se sa ditë i kanë zgjatur menstruacionet. Nëse nuk dihet, atëherë e llogarisin përafërsisht 7-8 ditë, zakonisht zgjasin 6-7-8 ditë. Të afërmit mund edhe t’i ndajnë këto ditë mes tyre për t’i agjëruar. Ata kanë shpërblim të madh që ia shlyejnë borxhin prindit të tyre sepse edhe pse e kanë gjyshe ajo llogaritet sikur prind. Kur Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e kanë pyetur për dikë se a t’ia bëjnë kaza në këtë formë agjërimin, ka thënë se nëse do të kishte borxh a do ia kishit shlyer atë, dhe ata kanë thënë: Po. Atëherë ka thënë: Borxhi ndaj Allahut ka të drejtë më shumë të shlyhet.

?Kjo është bamirësi ndaj prindërve, por dhe ndaj gjyshes, ngase kur ti e respekton gjyshen e ke respektuar prindin tënd.?

?Po ashtu nëse një person është sëmurë dhe ka pritur të shërohet, porse e ka zënë vdekja, atëherë ditët e mbetura pa agjëruar i bëhen kaza.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit