A e bën nijetin ndryshe imami nga xhemati për namaz?

❓Pyetje: A e bën nijetin ndryshe imami nga xhemati për namaz?

?Përgjigje:

Jo, nuk ka nijet tjetër për imamin kur prinë në namaz. Nijeti bëhet me zemër, jo me gojë. Kur disa falen pas imamit thonë: “Iu drejtova këtij imami!” A do të thotë kjo se edhe imami duhet të bëjë nijet të jetë imam i këtij xhemati? Kjo është e gjitha prej bidateve, nuk ka argument në fenë e Allahut. As xhemati e as imami nuk e bëjnë nijetin me gojë (me fjalë). Në momentin që imami del te mihrabi për të prirë në namaz, veçse e ka bërë nijetin për të qenë imam i xhematit, e nuk ka nevojë të veprojë asgjë tjetër.

Njashtu dhe xhemati në momentin që i drejtojnë safat, veçse e kanë bërë nijetin të falen pas atij imami.

Ky është nijeti, ai është në zemër, e nuk veprohet diçka tjetër.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
〰️Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit