A e përjetojnë sprovën e varrit (tri pyetjet) fëmijët dhe njerëzit me të meta mendore?

A e përjetojnë sprovën e varrit (tri pyetjet) fëmijët dhe njerëzit me të meta mendore?

 

 

Çdokush e përjeton sprovën e varrit, edhe fëmija, njerëzit me të meta mendore, jobesimtarët, dyfytyrëshit dhe besimtarët. Askush nuk i shpëton. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka lutur Allahun kur ia ka falur xhenazen një fëmije, që Ai ta ruajë prej sprovës së varrit, siç transmetohet nga Ebu Herejra radijAllahu anhu. Qëllimi pse e bëjmë këtë lutje për të është që Allahu t’ia mundësojë të përgjigjet saktë. Fëmija patjetër se përgjigjet saktë sepse fëmijët e besimtarëve janë në xhenet.

Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve. Ka dijetarë që thotë se jobesimtarët nuk merren në pyetje, sprova është vetëm për besimtarët dhe munafikët. Ka dijetarë që thonë se vetëm ky umet është i veçuar me tri pyetjet, umetet e mëhershme nuk janë pyetur. Mirëpo mendimi më i saktë është se kjo gjë është e përgjithshme për të gjithë njerëzit, nga i pari deri në Ditën e Kiametit.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje:

Print Friendly and PDF
W3Schools

Mbyll Menyn