A e prish këlbaza agjërimin?

A e prish këlbaza agjërimin?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Nëse agjëruesi e përpinë këlbazën, nuk e prish agjërimin. Ai është material i brendshëm i trupit. E kur e përpinë nuk është se ai ka futur ushqim prej jashtë. Andaj, nëse këlbaza qëndron mes fytit dhe hundës, apo është në hundë dhe e përpinë, agjërimi nuk i prishet.

Mirëpo, nëse ka dal në gojë, disa dijetarë thonë se duhet të hiqet (e pështynë/qet jashtë). Mendimi më i saktë është se edhe nëse e përpinë pasi vjen te goja (sikurse pështyma), nuk prish punë. Nëse ka mundësi, është më mirë ta pështyjë atë (këlbazën).

Sa i përket vjelljes, nëse ajo të vije spontanisht (pa e iniciuar) nuk e prish agjërimin. Ndërsa, nëse e inicion/ngacmon (i fut gishtat), atëherë ta prishë agjërimin. Në rastin kur vjen spontanisht, duhet pasur kujdes të mos e përpish atë (kur mbet diçka në gojë); nëse e përpinë pa qëllim, nuk prishet agjërimi e nëse e përpinë me qëllim, prishet agjërimi.

Ndodh te ndokush që pas syfyrit t’i vije një lëng (acidi i lukthit) deri te fyti dhe ai ia ndjen shijen e keqe të tij. Kjo nuk ia prish agjërimin.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit