A është e lejuar të merret hua prej një personi që punon me kamatë?

Muhammed bin Salih el Uthejmin

Pyetje: Nëse marr hua prej një personi që fiton pasurinë në mënyra të ndaluara sheriatikisht, a është e ndaluar kjo hua, nëse këtë ia kthejë pa shtesë, dmth pa kamatë?

Përgjigje: Nuk është e ndaluar, dmth lejohet që njeriu të ketë marrëdhënie tregtare me një person që merret me kamatë, nëse raportet mes tyre janë të pastërta (pa kamatë), psh lejohet që të blejë gjëra nga kamatari e po ashtu lejohet të kërkoj hua nga ai dhe nuk ka pengesë në këtë, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) kishte marrëdhënie tregtare me çifutët edhe pse ata punonin me kamatë, ai po ashtu pranonte dhurata nga ta, u përgjigjej ftesës së tyre, u shiste atyre dhe blente nga ta. Ai pranoi dhuratën në rastin kur ajo gruaja çifute ia dhuroi delen në ditën e çlirimit të Hajberit, iu përgjigj ftesës kur e ftoi një djalosh çifut i Medinës, bleu ushqim për familjen e tij nga një çifut dhe la si peng (hipotekë) parzmoren e tij të luftës. Nga kjo vimë në përfundim se lejohet të kihet marrëdhënie të lejuara tregtare me një person që fiton me haram.

“Fetava Nurun Ala Derb”

Përktheu: J.B

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit