A është e obligueshme bërja e gostitë së martesës në Islam?

Përgjigjje: Këtu ka mospajtime mes dijetarëve, disa e obligojnë e disa jo. Mirëpo, e vërteta është se nuk është e obligueshme. Është mirë që besimtari të mos e lë pa i gostitur të afërmit apo shokët e tij, sa do e thjeshtë që është ajo gostitje.

? Abdurrahman ibn Aufi kur ka shkuar te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe i ka treguar se është martuar, ai i ka thënë: “Bëj dasmë (gosti) qoftë dhe nëse e ther veç një dele.” Disa dijetarë thonë se prej këtij hadithi kuptohet se për dasmë është obligim së paku të theret një dele. Mirëpo, ka ardhur hadithi tjetër në të cilin tregohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në dasmën e tij nuk ka therur asgjë. Nga kjo kuptohet se është veç sunet, gjë e preferuar, e nuk është obligim.

? Është mirë që të theret një dele, dy dele. Por, edhe nëse jep ushqim çfarëdo qoftë ai, siç ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një gosti të martesës me njërën prej grave të tij duke bërë hallvë (nuk është si hallva që bëhet tek ne), duke gostitur me hurma dhe gjëra tjera të kësaj natyre, pa therur asgjë, atëherë nuk ka të keqe.

◾️ Mirëpo, (si gostia, si therja e deles) janë veç sunet, vepër e preferuar, e jo obligime.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit