Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A është e saktë thënia se çdo gjë është krijuar për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem dhe se Allahu ka thënë për të: “O robi im, po të mos ishe ti, nuk do ta krijoja gjithësinë!”

✒️Përgjigjja: Ky është besim i kotë dhe është besim i shijave/dervishëve.

✏️Kjo thënie është në kundërshtim me ajetet kuranore dhe me vetë Islamin. Islami ka ardhur te njerëzit për ta realizuar teuhidin (njësimin e Allahut në adhurim).

✏️Njerëzit janë krijuar për ta adhuruar Allahun e Madhërishëm, jo për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem.

✏️Kjo është prej teprimit që ata e bëjnë në raport me të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem duke i tejkaluar kufijtë, madje dhe e adhurojnë atë në vend të Allahut. Hadithi që përmendet këtu është hadith i shpikur.

✏️Ashtu siç njerëzit shpikin (trillojnë) hadithe duke gënjyer se kinse i ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ashtu shpikin dhe hadithe kudsije duke gënjyer se kinse i ka thënë Allahu.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva