A është e vërtetë se nëse burri nuk e rrahë gruan së paku një herë, nuk shkon në xhenet?

A është e vërtetë se nëse burri nuk e rrahë gruan së paku një herë, nuk shkon në xhenet?

 

Këto janë bindje të injorantëve apo të personave që kanë jetuar në tradita të xhahiljetit (dhe janë rritur me to). Përkundrazi, rrahja e gruas në esencë është haram. Çdo goditje ndaj tjetrit është e ndaluar. Kjo gjë lejohet të bëhet për edukim. Rrahja ndaj fëmijës në esencë është haram, mirëpo lejohet nëse rrahja sjell rezultat, p.sh. ndalja nga një haram apo mëkat, përveç kësaj të mos jetë goditje që lë shenja, siç ka thënë ibn Abbasi radijAllahu anhu që kjo gjë të bëhet me miswak. Ne e dimë se miswaku është i shkurtë, i hollë, i vogël, e në këtë formë rrahja është më shumë për të treguar se e ke prurë veten në nivel të ulët saqë e meriton rrahjen, e jo që personi ta rrahë duke e shfryrë mllefin apo inatin. Të bëhet rrahja me këtë nijet (për mllef e inat) nuk lejohet.

Shpërndaje:

Print Friendly and PDF
W3Schools

Mbyll Menyn