A është e vërtetë se ngrënia e breshrit nuk e prishë agjërimin?

Pyetje: “Kam dëgjuar nga disa se ngrënia e breshrit nuk e prishë agjërimin, sepse ai nuk është ushqim apo pije?”

Përgjigje: “Është transmetuar një gjë e tillë nga Ebu Talha (radijallahu anhu) se ai kishte ngrënë breshër dhe tha se: “Nuk është ushqim e as pije”, mirëpo, ka mundësi që një gjë e tillë të mos jetë e vërtetë prej tij, për arsye se ky breshër patjetër se do të hyjë në brendësi dhe çdo gjë që depërton në brendësi, ose është ushqim, ose pije. Kështu, ky version i transmetuar nga ai, ka mundësi që të mos jetë i vërtetë. E, nëse vërtetohet saktësia e tij, atëherë ai ka qenë mute’eu-uil (i ka dhënë tjetër kuptim) rreth kësaj meseleje, sepse breshëri është ujë i ngrirë, ashtu si bora apo akulli, kështu që, kur futet në brendësi, ai shkrihet dhe shndërrohet në ujë”.

(Shejh Ibn Xhibrin – Fetaua Es-sijam 46).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit