A është e vërtetë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka marrë për grua një 9 vjeçare?

 

Po, kjo është e vërtetë. Ajo ka qenë Aisha radijAllahu anha, gruaja e tij, vajza e Ebu Bekrit radijAllahu anhu. Mirëpo, pse njerëzit e shohin si të madhe këtë çështje, sidomos kohëve të fundit? Për arsye se ata ngjarjet e asaj kohe i gjykojnë me rrethanat e kësaj kohe. Në këtë kohë kanë vendosur ligje nga vetja, se njeriu llogaritet i rritur mbi moshën 18 vjeçare. Kjo së pari në Islam nuk është e pranueshme. Njeriu llogaritet i rritur kur hyn në moshën madhore (në përgjithësi zakonisht në moshën 12 a 13), femrat hynë më herët e meshkujt pak më vonë. Kur të hyn në moshën madhore (pubertet) për të vlejnë të gjitha obligimet dhe ndalesat. Tashmë lapsi shkruan për të. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se lapsi është ngritur për tre persona (nuk shkruan), në mesin e tyre përmend fëmijën derisa të hyjë në moshën madhore.

Në atë kohë, por edhe sot, në vendet e nxehta, sidomos në ato arabe, vajzat hyn herët në moshën madhore, në moshën 9 vjeçare veçse konsiderohen të rritura. Mirëpo në atë kohë njerëzit kanë qenë më të pjekur dhe kur dikush ka hyr në moshën madhore ka qenë në gjendje të marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete. Edhe vajzat kanë qenë në gjendje të marrin në përgjegjësi të gjitha obligimet familjare. Nuk ka qenë problem për Aishen martesa në atë moshë. Ajo ka hyr në moshën madhore në moshën 9 vjeçare dhe i ka kryer të gjitha obligimet si grua ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Për ta vërtetuar këtë më shumë, është fakti se para se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ta kërkojë atë për martesë, e ka kërkuar një person tjetër. Kjo tregon se në atë kohë kjo gjë ka qenë normale dhe nuk ka pasur problem, mirëpo njerëzit me mentalitetin e sotshëm i gjykojnë rrethanat e asaj kohe. Duhet të zbresin në tokën e asaj kohe dhe të gjykojnë me syrin siç i kanë parë gjërat njerëzit e po asaj kohe. Për këtë arsye në të kaluarën kurrë nuk ka ndodhur që dikush ta akuzojë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem për këtë gjë, as mushrikët (idhujtarët) e Mekës nuk kanë thënë: “Ja çfarë ka bërë, e ka marr për grua një nëntë vjeçe!” Kjo sepse ajo në moshën 9 vjeçare ka hyr në moshën madhore dhe është konsideruar grua.  As në mesjetë, kur ka qenë kryqëzata, lufta e madhe mes jobesimtarëve e muslimanëve, nuk kanë thënë e as nuk kanë akuzuar se Pejgamberi i juaj ka vepruar kështu. E as më vonë, derisa ka ardhur koha e tashme moderne, ku njeriu si i pjekur llogaritet mbi moshën 18, e nën këtë moshë llogaritet i mitur.

Por në Islam nuk është kështu, në fenë tonë si të hyjë personi në moshën madhore është i pjekur dhe nuk është më i mitur. Ata kanë qëllim shtyrjen e martesave e në anën tjetër shtimin e imoralitetit. Në moshën madhore njeriu ka epshin më të lartë. E nëse në atë kohë nuk martohen është rrezik të bëjnë imoralitet. Kështu dhe është duke ndodhur. Madje ajo që nuk e dimë është shumë më e madhe sesa ajo që e dimë se çfarë veprojnë të rinjtë e asaj moshe. Pastaj dhe ua kanë lënë mundësinë e përzierjes së dy gjinive duke pasur kontakte mes vete. Shejkh Uthejmini rahimehullah përmend se kur zjarri (epshi) i të riut bëhet bashkë me zjarrin e të resë, vështirë është ruajtja. Kjo akuzë ndaj Islamit nuk ka ekzistuar kurrë. Para 60-70 vitesh në Britaninë e madhe ka qenë e lejuar të martohet një dymbëdhjetë vjeçare. Kjo sepse rrethanat kanë qenë ndryshe nga kjo kohë, po ashtu dhe njerëzit janë pjekur më herët. Andaj muslimani nuk duhet ta ndiejë veten keq kur dëgjon këto akuza ngase ky veprim (martesa që në moshën madhore) është brenda të lejuarës, edhe islamikisht, por është edhe brenda njerëzores. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kurrë nuk ka vepruar diçka që është jashtë njerëzores. Kjo është prej akuzave më të mëdha që i bëhet atij prej joesbimtarëve dhe muslimanëve me besim të dobët. Por, realisht kjo nuk është akuzë sepse sikur të ishte, atëherë të parët që do ta përmendnin do të kishin qenë mushrikët e Mekës.

E nëse kthehemi te tekstet fetare shohim se vetë Allahu e ka përzgjedhur Aishen për bashkëshorte të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem të cilit i ka ardhur Xhibrili në ëndërr dhe ia ka treguar fytyrën e saj dhe i ka thënë se atë do ta ketë për grua. Martesa e tij me Aishen ka ardhur prej Allahut, me shpallje prej Tij.

Dobitë e kësaj martese: ajo ka qenë e re dhe kështu ka pasur memorie te freskët. Andaj dhe prej transmetuesve më të mëdhenj të haditheve është Aisha. Ajo sidomos ka transmetuar hadithe në lidhje me jetën bashkëshortore se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë, për të cilat secili prej nesh është i nevojshëm. Ajo s’ka lënë gjë pa transmetuar në këtë pikë. Një pjesë e mirë e fesë është transmetuar prej saj. Dobia për umetin ka qenë e madhe nga kjo martesë.

Shtojcë: Dijetarët (sidomos nga medhhebi hanefi) përmendin se nëse femra hyn në moshën madhore porse nuk është në gjendje të martohet, duke mos e përballuar, as fizikisht e as psiqikisht, atëherë nuk bën ta martojnë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Transkriptim nga derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit