A është Hidri gjallë?

Dijetarët kanë kundërshtime se a është Hidri gjallë apo jo. Në popullin tonë njerëzit mendojnë se ai është gjallë. Mirëpo, argumentet e sakta tregojnë se ai ka vdekur. E prej argumenteve është

〰️ Fjala e Allahut: “Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?! Çdo njeri do ta shijojë vdekjen!” Enbije, 34. Edhe Hidri është rob prej robërve të Allahut, është njeri, është prej bijve të Ademit dhe do të vdesë sikurse të gjithë.

〰️Hidri do ishte gjallë, atëherë patjetër do shfaqej dhe do t’i bindej e do ta pasonte Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem. Siç thamë, ai salAllahu alehi ue selem është dërguar për të gjithë njerëzit dhe xhindët. Andaj, sikur Hidri të ishte gjallë deri në kohën e tij, do vinte dhe do i bindej atij. E kjo nuk transmetohet në asnjë hadith, gjë që është argument se Hidri është i vdekur. Ky është mendimi më i saktë.
Ata që thonë se Hidri është gjallë nuk kanë argument. Është e çuditshme se si disa njerëz këtë mendim ia veshin Ibn Tejmijes rahimehullah dhe thonë se ai në librin e tij “Mexhmu fetaua” përmend se Hidri është gjallë. Mirëpo, ibn Tejmije ka një libër të veçantë rreth Hidrit, ku thotë se ai është i vdekur. Edhe nëse do të ishte e saktë se ai ka thënë se Hidri është gjallë, atëherë libri tjetër që flet veçantë për Hidrin, e mohon dhe e kundërshton mendimin se ai është gjallë.

〰️Edhe argumentet e qarta të ardhura në Kuran e sunet tregojnë se ai nuk është gjallë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Asgjësueset e Islamit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit