Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A është më primare sot që të këqijat që ndodhin mes nesh mos t’i përhapim tek njerëzit në umet (përmes bisedave dhe rrjeteve sociale se po ndodh kjo gjë e kjo gjë), por të ketë më shumë inkurajime dhe afrime?

? Përgjigjje: Mospërhapja e të këqijave në mesin e njerëzve është ajo që kërkohet. Kur njerëzit sot dëgjojnë se ka ndodhur diçka e keqe apo ndonjë mëkat në mesin e besimtarëve, e përhapin atë. Kjo është prej gabimeve që veprohen. Ato duhen të fshehën sa më shumë.

? Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që thotë “janë shkatërruar njerëzit” ai është më i shkatërruari ose i ka shkatërruar ata”.

? Më i shkatërruari- ngase mirësia gjithmonë do të ekzistojë në mesin e njerëzve. Nuk lejohet të thuhet se janë shkatërruar/prishur njerëzit në përgjithësi, sepse gjithmonë në mesin e tyre do të ketë të mirë.

? I ka shkatërruar ata- do të thotë se kur personi i përhap të këqijat në mesin e të tjerëve, ata do t’i marrin ato si të lehta. Shembull: ka njerëz me besim të dobët, të cilët kur dëgjojnë për përhapjen e një të keqe, thonë: “meqë po e veprojnë të gjithë, pse mos ta veproj edhe unë”.

◾️ Të këqijat që më së shumti përhapen janë problemet që ndodhin mes çifteve martesore. Kështu, si të dëgjohet se dikush ka problem me gruan e tij, përhapet menjëherë. Kjo nuk bën sepse së pari mund të konsiderohet përgojim, nuk ka dobi të flitet për atë çështje. Por gjithashtu, pasi përhapet ajo gjë, dikush që ka pasur durim në këtë aspekt thotë: “pse ta duroj gruan/burrin, ja filani paska probleme të tilla”. ❗️

⚠️ Gratë duhet pasur kujdes që të mos i përhapin problemet martesore (të tyre apo të dikujt tjetër) tek gratë e tjera.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva