A është në rregull që personi i cili nuk ka dije të bëjë debat me pasuesin e bidatit?

Pyetje: A është në rregull që personi i cili nuk ka dije të bëjë debat me pasuesin e bidatit?

Përgjigje: Çdokush që është i paditur, nuk bën të debatojë me të tjerët, ngase i tilli do të prishë më shumë sesa që përmirëson. Sidomos kur debatet bëhen publikisht (p.sh.: në rrjetet sociale) ku personi hyn të debatojë me një pasues të bidatit dhe pasi ky e nxënë ngushtë, ai nuk di të kundërpërgjigjet me argumente. Kështu ai bën sherr më të madh sesa hajër, ngase të tjerët të cilët e lexojnë këtë debat, mendojnë se e vërteta është me atë tjetrin, me pasuesin e bidatit. Dhe siç thonë në popull “ia ka parë sherrin filanit”, kështu ky person që nuk ka dije, bëhet shkak që dikush tjetër të devijojë duke marrë fjalën e pasuesit të bidatit për të vërtetë.

Njeriu kur debaton për një gjë, duhet të ketë dije për atë gjë, të dijë mënyrën se si të debatojë  dhe se a është kohë e përshtatshme të debatojë, e kështu me radhë.

Ata që nuk kanë dije, më së miri është të heshtin dhe të dëgjojnë prej dijetarëve.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit