A është për qëllim me fjalët e Allahut të Lartësuar: “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë” (Ed Duhan: 4) natën e mesit (pesëmbëdhjetë) e muajit Shaban?

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Pyetja ime është rreth natës së gjysmës (pesëmbëdhjetë) të Shabanit, a është ajeti i sures Ed Duhan (4): “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë” për qëllim nata e gjysmës së Shabanit, apo është për qëllim nata e Kadrit që është nata e njëzet e shtatë e muajit të bekuar të Ramazanit? A është e preferuar që në natën e gjysmës së Shabanit (të shtohet) adhurimi, dhikri (përmendja e Allahut), qëndrimi gjatë në këmbë (për namaz), leximi i Kuranit, dhe agjërimi i ditës së katërmbëdhjetë të Shabanit 1?

Përgjigje:

Së pari: E vërteta është se nata e përmendur në këtë ajet është nata e Kadrit dhe nuk është nata e mesit të Shabanit.

E dyta: Nuk preferohet veçimi i natës së mesit të Shabanit me ndonjë prej adhurimeve, atyre të cilat janë cekur në pyetje apo tjera. Kjo natë është si çdo natë tjetër, dhe veçimi i saj me ndonjë nga adhurimet është bidat (risi).

1 Kjo natë tek ne njihet si nata “e madhe” e Beratit, apo nata e qirave. Sipas përgjigjes në këtë pyetje dhe përgjigjeve që pasojnë shohim se veçimi i kësaj nate me ndonjë adhurim nuk ka bazë në fenë e Allahut (Kuran dhe Sunet), dhe se kjo është prej bidateve (inovacioneve) në fe. Sh.p.

Me Allahu vjen suksesi. Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Fetuaja me numër: 7929. Vëllimi nr. 3, faqja nr. 76.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah Gudejan.
Anëtar: Abdullah Kuud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit