Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A është rrizku (furnizimi) i caktuar?

 

Çdo gjë është e caktuar. Edhe ai që e ha rrizkun hallall, edhe ai që e ha rrizkun haram, kjo është e caktuar. Por ai që bën haram (duke e ngrënë rrizkun haram), nuk ka mundësi ta justifikojë këtë mëkat të tij duke thënë se kjo ka qenë caktim. Allahu e ka lënë njeriun të lirë të veprojë, të lirë të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes, nuk e ka imponuar. Kur ndodh një gjë, ajo dihet se ka qenë e caktuar, mirëpo ai (personi) e ka zgjedhur ta veprojë atë. Allahu ka caktuar të ndodhë ngase e ka ditur se ai do ta zgjedhë atë gjë, e jo se ia ka imponuar.

Për çdo caktim Allahu ka caktuar shkaqet. Në këtë botë çdo gjë është shkak-pasojë. Allahu e ka bërë ligj këtë. Përveç kur është një mrekulli prej Allahut atëherë ndodh pa shkak, ashtu siç e ka krijuar Isën alejhi ue selem pa babë. Ne nuk e dimë se çfarë ka caktuar Allahu për ne në të ardhmen. Andaj ne duhet të punojmë, t’i veprojmë shkaqet të cilat na sjellin të mira dhe të largohemi prej shkaqeve që na sjellin të këqija e dëme. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Tregohu i kujdesshëm për ato gjëra që të bëjnë dobi dhe kërko ndihmën prej Allahut.” Njeriu është urdhëruar t’i ndërmarrë shkaqet që sjellin dobi dhe njëkohësisht të dijë se nëse Allahu nuk e ndihmon, shkaqet nuk e japin efektin, dhe duhet kërkuar ndihmën e Allahut. “Dhe mos u trego i paaftë“, mos u trego dembel duke thënë “po mbështetem në Allahu dhe më vjen rrizku vetë”. Jo. Allahu të ka urdhëruar të veprosh shkaqet. Edhe rrizku i ka shkaqet e tij, si: duhet punuar për ta fituar. (Një shembull i përafërm për ta kuptuar më mirë çështjen) Rrizk është edhe fëmija-ne zakonisht kur themi rrizk na shkon mendja vetëm te pasuria- dhe për të bërë fëmijë kërkohet martesa. Allahu e ka bërë martesën (burrë-grua) si shkak që njerëzit të bëjnë fëmijë. Njashtu dhe për të të ardhur rrizku duhet punuar, ai nuk vjen vetë, kështu e ka caktuar Allahu. Një person i fuqishëm ka qenë duke e lutur Allahun që t’i japë rrizk dhe Umeri radijAllahu anhu kur e ka parë i ka thënë: “Ngrihu puno!” Kur do Allahu, rrizku të vjen edhe duke iu lutur. Mirëpo, ai e ka bërë ligj që për ta fituar rrizkun njeriu duhet të dalë të punojë.

Është keqkuptim i të mbështeturit në Allahun të mendosh se mjafton mbështetja tek Ai dhe kështu nuk i vepron shkaqet fare. Kjo është akuzë ndaj fesë dhe ndaj mendjes së shëndoshë. Asnjëra prej tyre nuk e pranon këtë, se mund të arrish diçka pa i ndërmarrë shkaqet e saj. Allahu ka caktuar që për të arritur diçka duhet të veprohen shkaqet. Edhe në xhenet nuk mund të hysh pa shkaqe. Është e vërtetë se njeriu nuk e meriton xhenetin me veprat e tij, mirëpo pa vepra nuk hyn në të. Shkak për të hyrë në xhenet janë veprat, e pastaj për shkak të këtyre veprave Allahu e hedh Mëshirën e Tij mbi vepruesin e tyre dhe e fut në xhenet. Pa vepra nuk ka xhenet. Andaj çdo gjë e ka shkakun.

Ajo që është me rëndësi, është mosmbështeta në shkaqe, kjo është e ndaluar. Por duhet të veprosh shkaqet dhe të mbështetesh në Allahun. Ka raste kur shkaqet nuk e japin efektin (rezultatin) e tyre, p.sh.: e pi ilaçin por nuk kalon sëmundja apo dhimbja, kjo për dy arsye: ose ilaçi është i gabuar ose Allahu nuk po do që ilaçi të japë efektin e tij, por do të të sprovojë ende me atë sëmundje; apo rasti tjetër: një person punon e lodhet më shumë, ndërsa tjetri punon e lodhet më pak, porse ky i dyti fiton më shumë rrizk, kështu Allahu ka caktuar që shkaqet që i merr personi i parë të mos japin shumë efekt, ndërsa shkaqet që i merr i dyti të japin efekt më të madh. Krejt kjo është në Dorën e Allahut. Kryesore është ta dish se patjetër duhet të veprohen shkaqet (së bashku me mbështetjen në Allahun). Edhe lutja është prej shkaqeve, krahas shkaqeve bën edhe lutje tek Allahu, mirëpo jo vetëm të bëhet lutje e të braktisen shkaqet.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Transkriptim nga derset live.

  • Shpërndaje
Print Friendly and PDF

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

NA NDIQNI NË TELEGRAM

Arkiva
Kategori