Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A i lejohet femrës me menstruacione të qëndrojë në xhami?

3f539c50-acc9-42c8-9551-3d083aec2cc9

A i lejohet femrës me menstruacione të qëndrojë në xhami?

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se femrës me menstruacione nuk i lejohet të qëndrojë në xhami, porse i lejohet veç të kalojë nëpër xhami, sikurse xhunubit. Dispozitat për femrën me menstruacione dhe xhunubin janë të ngjashme. Prandaj, këta dijetarë që nuk e lejojnë këtë gjë, kanë thënë se ashtu siç Allahu nuk ka lejuar për xhunubin të qëndrojë në xhami, ashtu nuk ka lejuar dhe për lehonën dhe atë që është me menstruacione.

Sa i përket lejesës për kalimin nëpër xhami, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Aishes radijAllahu anha kur ajo ka qenë me menstruacione që të shkojë në xhami t’ia marrë sexhaden, pra e ka lejuar të shkojë ta marrë atë dhe t’ia sjellë. Andaj lejohet kjo, mirëpo nuk lejohet të qëndrojë në xhami.

Po ashtu, argument që sjellin është dhe rasti kur në ditën e Bajramit Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka urdhëruar edhe gratë me menstruacione të dalin, mirëpo kur të vije koha e namazit të Bajramit të largohen prej vendit të faljes duke qëndruar më anash. Kur kjo gjë vlen për musalen, që nuk është xhami, atëherë më parësore është të vlejë për xhaminë.

Ka mendim të dijetarëve që e lejojnë qëndrimin e gruas me menstruacione në xhami, edhe ata i kanë argumentet e tyre.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva