A ka argument për zgjatjen e fjalës “Allahu ekber” pas rekatit të dytë dhe të katërt në namazin me xhemat?

Përgjigjje: Kjo zgjatje nuk ka bazë në argumente. Tekbiret gjatë namazit, të gjitha thuhen njëjtë, si në rekatin e parë ashtu dhe në të dytin, si pas sexhdes së parë ashtu dhe pas sexhdes së dytë. Kjo është shpikje e njerëzve, e imamëve, për t’ua bërë me dije njerëzve se është koha e uljes në tehijat (teshehud), që të mos habiten. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë tekbiret njëjtë gjatë namazit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit