Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A ka bazë në fe thënia ‘sadakAllahul Adhim’ pas mbarimit të një faqeje ose sureje të Kur’anit?

?Përgjigjja: Dijetarët e mëdhenjë e kanë sqaruar se ky veprim është prej bidateve (risive) në fenë e Allahut. Kur është pyetur rreth kësaj çështjeje, Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

?“Ajo që është bërë e zakonshme te shumë prej njerëzve që të thonë pas përfundimit të leximit të Kuranit Fisnik: “sadekallahul-adhim” nuk bazë në fenë tonë dhe nuk duhet që muslimani ta thotë këtë fjalë sa herë që e përfundon leximin e Kuranit.

?Madje, nëse ai beson se të thuhet kjo është prej sunetit, atëherë sipas rregullit fetar kjo llogaritet prej llojeve të bidateve. Prandaj, muslimani duhet ta braktis këtë vepër dhe të mos e bëjë të zakonshme, sepse nuk është përcjellë ndonjë argument rreth saj. Kurse, Fjala e Allahut të Lartësuar (që disa e marrin për bazë për ta ligjësuar këtë gjë):”Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën (Sadekallahu)…” (Al Imran, 95), nuk hyn në këtë temë për të cilën jemi duke folur. Allahu këtu thjesht po e urdhëron të Dërguarin, salallahu alejhi we selem, që t’ua sqarojë njerëzve vërtetësinë e asaj që e ka sqaruar / përmendur në Librat e Tij madhështorë si Tewrati dhe të tjerat.

?Gjithashtu, se Ai e ka thënë të vërtetën rreth atyre gjërave që ua sqaron njerëzve në Librin e Tij madhështor Kuranin. Mirëpo, kjo nuk është argument që tregon se është e preferuar të thuhet kjo fjalë pas përfundimit të leximit të Kuranit apo leximit të disa ajeteve apo ndonjë sureje;sepse, kjo nuk është pohuar dhe nuk ka qenë e njohur prej të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, dhe as prej sahabeve (shokëve)të tij…”

?Më poshtë thotë: “Qëllimi është të sqarohet se nuk ka bazë në fenë tonë të pastër që pas përfundimit të leximit të Kuranit të thuhet: “sadekallahul-adhim”.

?Mirëpo, nëse njeriu e thotë ndonjëherë për disa arsye që e kërkojnë atë (jo për shkak të leximit të Kuranit),atëherë nuk ka të keqe në këtë gjë (siç e lexuam në ajetin e lartpërmendur).”

http://www.binbaz.org.sa/node/215#_ftnref1

?Ndërsa, Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Përmbyllja e leximit të Kuranit me fjalët: “sadekallahul-adhim” është bidat(risi) në fe. Kjo, sepse nuk është transmetuar prej të Dërguarit,salallahu alejhi we selem, dhe as prej sahabeve se kur ata e përfundonin leximin e Kuranit, thoshin: “sadekallahul-adhim”.

?Në anën tjetër, është pohuar se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Kapuni për sunetin tim dhe sunetin e halifeve të drejtë dhe të udhëzuar të cilën vinë pas meje. Mbahuni fort për këtë sunet dhe kapuni për të me dhëmballë. Keni kujdes prej risive në fe, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje.”

?Bazuar në këtë, themi se lexuesi i Kuranit duhet ta përmbyll leximin e tij me ajetin e fundit të cilin e lexon, pa shtuar asgjë tjetër.”

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva