Përgjigjja: Nuk kam dëgjuar ndonjë hadith apo fjalë të dijetarëve që tregon se bretkosat mund të përdoren për magji.
Për më tepër në hadith është transmetuar se ndalohet mbytja e bretkosave, siç është transmetuar te Bejhekiu prej Sehl bin Sa’d Es-Saidi, radijallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, e ndaloi mbytjen e pesë krijesave:
milingonës,
bletës,
bretkosës,
surad-it (një lloj shpendi),
dhehud-hudit (një shpend tjetër).”
Kurse, urtësia e mos mbytjes së bretkosës është se kuakja e saj është tesbih.
Bejhekiu gjithashtu transmeton prej Ibën Umerit, radijallahu anhuma, të ketë thënë:
“Mos i mbytni bretkosat se kuakja e tyre është tesbih (madhërim për Allahun).”
Prandaj, ata të cilët kanë shkuar te magjistarët dhe më pas janë penduar, e përmendin se prej gjërave që i kërkonin magjistarët të bëjnë ishte dhe bërja e disa mëkateve; prej tyre ishte dhe mbytja e atyre kafshëve të cilat sheriati e ka ndaluar mbytjen e tyre.
Këshilla ime është që të mos preokupoheni me këto gjëra, por t’i mbështeteni Allahut të Plotfuqishëm. Sepse, edhe nëse i gjithë njerëzimi bëhen bashkë për të të dëmtuar me ndonjë gjë, ata nuk mund të arrinë veçse aq sa Allahu e ka shkruar për ty; siç transmetohet në hadithin e saktë. E, nëse njeriu preokupohet dhe frikësohet se dikush mund t’i bëjë magji, atëherë kjo e dëmton shumë atë, sepse ai gjithmonë do të jetë me frikë, shqetësim dhe ankth se në të ardhmen do ta godet një e keqe e tillë; e muslimanit nuk i lejohet të bie në një gjendje të këtillë. Por, duhet të ketë mendim pozitiv për Allahun, t’i mbështetet atij dhe t’i veprojë shkaqet të cilat e mbrojnë prej këtyre gjërave