Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A ka shpërblim prindi nëse i vdes fëmija?

5c1f9948-5813-4cb9-a09a-93fb0c38fc10

 

 

Nëse prindi bën durim gjithsesi se do të ketë shpërblim. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kujt i vdesin tre fëmijë para moshës së tyre madhore”, jo vetëm të porsalindur, por kjo është deri në moshën madhore, “…dhe bën durim, ata do t’i bëhen mburojë prej zjarrit të xhehenemit.” Nëse prindi e meriton zjarrin e xhehenemit nuk do të hyjë në të. E kanë pyetur: “Edhe dy?”, ka thënë: “Edhe dy.” Kanë thënë sahabët: “Po ta pyesnim “Edhe një?”, do të thoshte “Edhe një“. Kjo sepse është e njëjta dhimbje si një, si dy, si tre fëmijë, prindi e përjeton njëjtë. Andaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë në një tjetër hadith se nëse dikujt i vdesin tre fëmijë par moshës madhore, ata qëndrojnë në derën e xhenetit dhe iu thuhet “Hyni në xhenet!”, thonë: “Jo, derisa të vijnë prindërit tanë!” E Allahu thotë: “Hyni ju dhe prindërit e juaj në xhenet, me Mëshirën e Allahut!” Andaj ka shpërblim të madh, porse me kusht të jetë i durueshëm. Kjo nuk është veç për të fëmijën që vdes pasi të lindë, por edhe para se të lindë, përderisa i është dhënë shpirti ai llogaritet njeri. Është e vërtetë që sa më afër moshës madhore të jetë fëmija që vdes, është më e rëndë për prindin sepse lidhet më shumë me të, por edhe nëse vdes më i vogël, prindi ka të njëjtin shpërblim (për sprovën e humbjes së tij dhe durimin).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva