Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A kam shpërblim nëse lexoj Kuran shqip nëse nuk di arabisht?

?Përgjigjja: Shpërblim ke pa dyshim edhe nëse e lexon shqip, nëse nuk di arabisht. Mirëpo, shpërblimi nuk është i njëjtë, sepse Pegamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se ai që lexon një shkronjë të Kuranit i ka 10 shpërblime.

✏️Qëllimi këtu është një shkronjë arabisht. Allahu sevapet i shumëfishon prej 10 deri në 700. Sevapi mund të shkojë deri në 700 dhe kjo varet se me çfarë nijeti e lexon Kuranin, sa e kupton dhe mediton rreth kuptimeve të ajeteve. Më së miri është mësimi i arabishtes.

?Kurani është përkthyer në gjuhën shqipe, mirëpo deri diku i përafrohet kuptimit që e ka ai në gjuhën arabe. Tjetër ndjenjë është kur njeriu e lexon Kuranin duke e ditur arabishten.

?Muslimanët e parë të gjithë e kanë mësuar arabishten, edhe nëse kanë qenë nga popuj të tjerë jo arab. E kështu janë bërë prijës të fesë Islame, si: Buhariu, Tirmidhu, Ibn Maxhe, Nesaiu etj.

? Myslimani duhet të përpiqet, që edhe nëse nuk arrin të mësojë gjuhën arabe akademike, së paku të mësojë atë në mënyrë që të arrijë të kuptojë nga Kurani, si: gjysmën e tij.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva