Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A kam të drejtë që gjatë namazit të mos i kthej gishtat e këmbës së djathtë kah Kibla sepse më dhemb gjuri?

Përgjigjje: Po, personi i tillë ka të drejtë të mos i kthejë gishtat e këmbës kah Kibla.

? Përqendrimi/përulja në namaz është gjëja kryesore së cilës i kushtohet rëndësi. Nëse diçka të pengon në këtë, atëherë lejohet të mos veprohet. Për këtë arsye Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Faluni në këmbë, e nëse nuk keni mundësi, faluni ulur. Nëse nuk keni mundësi ulur, atëherë faluni shtrirë.” Shejkh Uthejmin thotë se kriteri që e lejon faljen ulur është kur personi për shkak të dhimbjes nuk mund të përqendrohet në namaz kur falet në këmbë. Pra, për shkak të kësaj dhimbje personi nuk i ka më mendtë në namaz, por te dhimbja, atëherë në këtë rast ai falet ulur.

? Qëllimi kryesor pra i namazit është të qenit i përulur në të. Në këtë rast, personi që ka probleme me gju kur i mban gishtat kah Kibla ka dhimbje më shumë duke mos pasur përqendrim në namaz, nuk ka të keqe të mos i kthejë kah Kibla.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva