A kanë shpërblim gratë që kanë shumë punë shtëpie dhe nuk mund të bëjnë adhurime gjatë Ramazanit?

A kanë shpërblim gratë që kanë shumë punë shtëpie dhe nuk mund të bëjnë adhurime gjatë Ramazanit?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Pa dyshim. Gruaja e cila përgatit ushqimin (syfyrin, iftarin) për vete dhe për familjen, ka shpërblim të madh tek Allahu. Por, edhe punët e shtëpisë që i kryen, të gjitha duhet t’i bëjë me nijetin e adhurimit dhe shpërblehet tek Allahu. Shumë gra nuk e dinë këtë dhe i kryejnë punët thjeshtë sikur detyrë, e jo se do të shpërblehen tek Allahu. Kjo është gabim. Gruaja për çdo punë, qoftë përgatitje e ushqimit, apo pastrim i shtëpisë, apo kujdes dhe pastrim i fëmijëve, për të gjitha këto shpërblehet tek Allahu. Mirëpo, këto të bëhen me nijetin e adhurimit.

Nëse ajo lodhet gjatë agjërimit për shkak të këtyre punëve, shpërblimi është edhe më i madh. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Aishes radijAllahu anha: “Shpërblimi yt është në varësi të lodhjes.” Sa më shumë që lodhesh gjatë agjërimit, aq më i madh është shpërblimi tek Allahu i Madhëruar.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit