A kompensohet agjërimi i Ramazaneve të kohës kur s’kam qenë praktikues i Islamit?

A kompensohet agjërimi i Ramazaneve të kohës kur s’kam qenë praktikues i Islamit?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Ka mospajtime mes dijetarëve në këtë çështje se a e ka obligim njeriu t’i kompensojë ato Ramazane që nuk i ka agjëruar kur nuk ka qenë praktikues i Islamit.

 

Disa thonë se nëse ka qenë mysliman, mirëpo nuk ka agjëruar për shkak të neglizhencës, duhet t’i kompensojë.

 

E disa thonë se mjafton pendimi, pa i bërë kompensim, mirëpo thonë që të shtojë prej agjërimit nafile (vullnetar) në mënyrë që të balancojë mes Ramazaneve të paagjëruara. Ky është mendimi më afër së vërtetës, sidomos kur personi ka 7, apo 8, apo 10 Ramazane të pa agjëruara nga e kaluara. I tilli pendohet nga kjo dhe vazhdon me agjërimin e Ramazaneve në vijim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit