A kompensohet agjërimi i Ramazaneve të kohës kur s’kam qenë praktikues i Islamit?

⚪️Përgjigjja: Ka mospajtime mes dijetarëve në këtë çështje se a e ka obligim njeriu t’i kompensojë ato Ramazane që nuk i ka agjëruar kur nuk ka qenë praktikues i Islamit.

⚫️Disa thonë se nëse ka qenë mysliman mirëpo nuk ka agjëruar për shkak të neglizhencës, duhet t’i kompensojë.

⚫️E disa thonë se mjafton pendimi, pa i bërë kompensim, mirëpo thonë që të shtojë prej agjërimit nafile (vullnetar) në mënyrë që të balancojë mes Ramazaneve të pa agjëruara.

⚫️Ky është mendimi më afër së vërtetës, sidomos kur personi ka 7, apo 8, apo 10 Ramazane të pa agjëruara nga e kaluara. I tilli pendohet nga kjo dhe vazhdon me agjërimin e Ramazaneve në vijim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit